Emerohet prefekti i ri i Qarkut te Fierit
shte prezantuar dje prefekti i ri i Qarkut te Fierit Robert Bitri i cili i perket edhe ky Partise Levizja Socialiste per Integrim. Ne ceremonine e prezantimit te Prefektit te ri ka qene i pranishem zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni dhe gjithe stafi i Prefektures se Qarkut te Fierit. Nuk dihet ende pse u zgjodh pikerisht dita e djeshmee shtune qe eshte edhe dite pushimi per prezantimin e prefektit te ri Robert Bitri. Pas doreheqjes se parevokueshme te prefektit Bujar Hasa disa dite me pare pati vonese ne prezantimin e Bitrit edhe pse emri i tij u perfol qe ne fillim se do te ishte zevendesuesi i Hases. Nga burime prane deges se LSI-se se Fierit u mesua se ka qene nje hezitim i Kryeministrit Sali Berisha qe ka sjelle edhe vonesen e Bitrit. Kjo pasi mesohet se Kryeministri Berisha e ka cilesuar si nje eksponent te theksuar te se majtes Bitrin. Por mesohet se insistimi i kreut te LSI-se Ilir Metes ka bere qe Bitri perfundimisht te jete prefekti i ri i Qarkut te Fierit.