E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta nga Kucove Besoj te nje konsensus i gjere per Presidentin

Vizita

Ne kemi nevoje per nje figure qe te garantoje funksiononim e institucioneve modernizimin e panderprere te tyre. Ne kemi nevoje per nje figure qe te qendroje mbi partite dhe interesat e tyre. Keshtu eshte shprehur kryetari i LSI-se Ilir Meta gjate nje takimi te zhvilluar ne qytetin e Kucoves. Pas takimit te zhvilluar me grate dhe vajzat simpatizante dhe anetare te Levizjes Socialiste per Integrim me rastin e dites se 8 Marsit kryetari i kesaj partie Ilir Meta eshte takuar dje me grate e qytetit te Kucoves. Ne kuader te takimeve me struktura te kesaj partie ne rrethe kryetari Ilir Meta u ndal ne qytetin naftetar ku dhe eshte shprehur ne lidhje me zhvillimet politike ne vend kryesisht per zgjedhjen e Presidentit. Shqiperia do te kete patjeter Presidentin e saj ne kohen e duhur pra e kam fjalen per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem qe eshte nje zgjidhje e pashmangshme per shkak edhe te Kushtetutes dhe bazuar mbi Kushtetuten u shpreh Meta pas interesimit te gazetareve ne lidhje me kete ceshtje. Konsensusi eshte i nevojshem dhe natyrisht i mirepritur. Por e theksoj qe konsensusi nuk mund te jete nje menyre per te mbetur pa President. Kjo do te thote se ne cdo rast ne do te kemi nje President te zgjedhur me Kushtetute dhe une do te deshiroja me nje konsensus sa me te gjere u shpreh kryetari i LSI-se. Partia qe une perfaqesoj eshte ne sherbim te procesit qe te jete nje proces sa me konstruktiv sa me transparent dhe kemi nevoje per nje figure qe te garantoje funksionimin e institucioneve modernizimin e panderprere te tyre dhe per nje figure qe te qendroje mbi partite dhe interesat e tyre pohoi kryetari Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›