Korenti shkrumbon shtepine e amerikanit
KOPLIK - Nje shtepi ne Boric te Malesise se Madhe eshte shkrumbuar e tera nga flaket ne mesnaten e se shtunes. Nuk ka ende nje version te sakte ne lidhej me ngjarjen por mendohet te kene qene luhatjet e energjise elektrike, qe kane ndezur flaket. Banesa eshte ne pronesine e Palk Vukaj, i cili ndodhet prej 5 vitesh ne Amerike por i kishte lene shtepine ne ruajtje te afermve te tij. Sipas policise qe eshte duket hetuar ne lidhje me shkaqet e zjarrit, mendohet se flaket te kene nisur si pasoje e luhatjeve te tensionit. Por fakti qe shtepise ka qene pa njerez qe ka bere qe zjarrfikeset te lajmerohen 30 minuta pasi ka rene zjarri. E megjithese ne vendin e ngjares kane mberritur dy makina ka qene e pamundur te shuhen flaket dhe te shpetohet banesa, qe eshte shkrumbuar e tera. Sipas policise demet materiale jane te konsiderueshme. R. Llazari