E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigracioni - ndikimi i tij ne profilin e familjes

Periudha postkomuniste ne vendet e Evropes Juglindore u shoqerua natyrisht edhe me ndryshime te medha shoqerore. Renia e kufijve levizja edhe kontakti i njerezve ne kuadrin e emigracionit modern sollen edhe nje realitet te ri multikulturor. Sigurisht emigracioni modern ajo cka rezultoi pas renies se rendit socialist ne fund te viteve 80-te solli perseri ne kontakt popujt edhe njerezit qe Lufta e Ftohte i kishte mbajtur larg per dhjetevjecare te tere. Ky kontakt nuk eshte gjithnje i lehte. shte nje proces kompleks dhe vecanerisht shume interesant i thote Deutsche Welles Angjeliqi Athanasopullu doktoreshe e Antropologjise Sociale studiuese ne Qendren e Studimeve te Shoqerise Greke qe kohet e fundit ka bere objekt te interesimit dhe hulumtimit te saj shkencor familjen shqiptare te imigracionit.

Cilet jane faktoret qe determinojne nje fleksibilitet ne familje

Ne studimin e saj qe eshte ne zhvillim e siper dhe per te cilin foli dhe ne nje conference shkencore per emigracionin dhe marredheniet nderkulturore ne Mesdhe dhe Evropen Juglindore Angjeliqi Athanasopullu fokuson ne fleksibilitetin dhe dinamiken e marredhenieve te familjes se emigracionit shqiptar duke hedhur drite mbi ndryshimet qe pesoi. Njezet vitet e fundit familjet berthamore ndahen pjesetare te tyre banojne ne te pakten dy vende dhe bashkohen vazhdimisht nje proces qe con ne formimin e skemave te ndryshme shtepiake. Bashke me skemat shtepiake ndryshojne edhe dinamikat e marredhenieve brenda shtepise. do anetar ne vecanti thekson anen vendimtare te kontributit te tij ne suksesin e pervojes se emigrimit dhe ne kohezionin e familjes duke synuar ne forcimin e pozites dhe pushtetit ne gjirin e saj thekson studjuesja greke.

Persa u perket faktoreve ajo qe une mbroj eshte se fleksibiliteti dhe dinamika e skemave dhe marredhenieve shtepiake lidhen me menaxhimin e kushteve aktuale qe do te thote sipas zonjes Athanasopullu se ne vartesi te kushteve politike sociale dhe ekonomike si ne vendin e origjines po keshtu edhe ne vendin e emigrimit respektivisht ne Shqiperi dhe Greqi subjektet ripershtasin vazhdimisht planet dhe strategjite e tyre emigruese. Pra se kush do te emigroje per sa kohe do te mbetet ne Greqi i perballur me makthin e papunesise apo do te perzgjedhe nje destinacion me peredimor emigrimi.

Kushtet e reja me levizjet e shpejta dhe te shpeshta gjeografike duan dhe favorizojne nje familje fleksible qe gjen nderkohe shprehjen e saj ne familjen berthamore me ciftin pra dhe femijet dhe jo patriarkale dhe primitive forma rudimentare qe ne periudhen socialiste.

A ndikon akoma tradita socialiste ne tipologjine e familjes shqiptare

Insistimi i shqiptareve ne familjen berthamore lidhet me faktin se gjate periudhes socialiste regjimi duke nxjerre ne plan te pare modernizimin e shoqerise socialiste sabotoi familjet e zgjeruara dhe perforcoi ato berthamore. Shteti i ofronte nje shtepi te vogel me nje ose dy dhoma cdo cifti te ri per strehim duke kontribuar ne pavaresimin e tij nga influenca dhe kontrolli i te moshuarve.

Njekohesisht avancoi politika e barazise midis burrave dhe grave dhe sabotoi poziten dominuese te burrave. Bile sic eshte thene ne menyre karakteristike u shnderrua ne mbreteri te grave thekson zonja Athanasopullu e cila ne vitet e para te emigrimit shikon edhe cenimin e pare te kesaj mbreterie. Burrat nepermjet emigracionit qe fillimisht ishte nje ceshtje vetem e tyre rivendikuan kete pozite dominuese ne gjirin e familjes duke ndryshuar ne favor te tyre raportet e pushtetit. Por shume shpejt si per shkak te kushteve po keshtu edhe per shkak te vendosmerise se grave emigrimi eksluziv i burrave mori fund dhe familja u bashkua serish ne Greqi. Nga ana e tyre grate duke emigruar edhe ato dhe duke punuar qe ne fillim rivendikuan serish poziten e barabarte te fituar gjate socializmit dhe te humbur me emigrimin fillestar te burrave. E vleresojne bile si arritjen e tyre eksluzive kalimin nga mbijetesa ne kontributin familjar ne kushte te barabarta ne nje vend perendimor.

Perderisa me pyesni per marredheniet keto marredhenie jane shume intensive te fuqishme dhe tek e fundit esenciale thote studiuesja greke. Por a eshte hulumtimi ne fjale rrjedhoje e nje lidhjeje te saj intensive me komunitetin shqiptar Sigurisht qe ekziston nje lidhje jetesore. Pa te nuk mund te ekzistonte nje perceptim i thelle i ceshtjeve aq komplekse qe studioj thekson Athanasopullu dhe shton Nuk kam bere nje por tre studime per emigracionin shqiptar. Studimi i pare me te cilin mbrojti dhe doktoraturen ishte ai ne nje komunitet shqiptar agrar ne Argolida ne vitet 1996-1997. I dyti u zhvillua ne vitet 2004-2006 per grate qe punojne si shtepiake dhe i treti ne vitet 2006-2007 per brezin e dyte te emigracionit.

Autor Niko Anagnosti/Athine

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›