Emigrantet, 30 pike per lejeqendrimin
Emigrantet qe ndodhen ne Itali duhet t'u nenshtrohen te tjera kushteve dhe procedurave per te perfituar nenshtetesine. Ky eshte vendimi me i ri qe eshte marre nga Ministria e Brendshme e ketij shteti. Tashme marrja e lejes se qendrimit eshte e njejte si nje shkolle per te rriturit, kurse femijet e kane me te lehte te marrin leje qendrimin nese kane lindur aty, si dhe nese kane qendruar per 10 vjet ne kete shtet.
Rregullat
Lejet e qendrimit per emigrantet ne Itali do te jene me pike. Ky eshte vendimi i dy ministrive, te Brendshme dhe asaj te Punes sipas te cilave, qe nje emigrant te pajiset me kete dokument do t'i duhet te firmose nje marreveshje per integrimin, e cila nga ana tjeter eshte e shoqeruar nga nje sere detyrimesh qe nje emigrant duhet te kryeje, per te pasur 30 piket e nevojshme te lejes se qendrimit. Ky dokument do te jete i vlefshem per dy vjet. Emigrantit i kerkohet jo vetem qe te mesoje gjuhen dhe Kushtetuten, por te kete sigurime shendetesore e te coje femijet ne shkolle. Nese nuk i mbush te tridhjete piket e nevojshme, aplikanti do te kete nje vit per te permbushur kerkesat dhe nese kjo nuk ndodh, atehere e pret debimi nga Italia. Keshtu emigrantet do te jene si ne nje shkolle, ku mungesat dhe notat e mira jane te vlefshme per te kaluar klasen. Ministri i Brendshem Roberto Maroni, tha se ky sistem garanton integrimin e emigranteve ne komunitet.
Femijet
Sipas percaktimeve te bera, pohohet se emigrantet qe kerkojne shtetesine italiane, do t'u duhet te kene perseri rezidence te rregullt prej te pakten dhjete viteve dhe pervec kesaj, edhe te kene ndjekur kurse te detyrueshme historie dhe kulture italiane e evropiane, edukate qytetare dhe njohje te Kushtetutes. Ne rast te mosplotesimit te ketyre kushteve, do te rishikohet edhe refuzimi i kerkeses per marrjen e shtetesise. Ndersa bijte e tyre te lindur ne Itali, do te mund te kerkojne shtetesine italiane vetem pasi te kene mbushur 18 vjec (ashtu si sot), por me kusht qe te kene ndjekur me sukses te gjithe shkollen e detyrueshme. Megjithate, perballe ketyre rregullave te reja eshte kerkuar te pakten per te miturit qe "duhet te jete menjehere italian kush lind ketu, nese njeri nga prinderit ka qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten pese vjetesh dhe duhet te behet italian i mituri (gjithnje i lindur ne Itali), qe perfundon ketu nje cikel studimesh".
Ne Parlament projektligji mbi te drejtat politike te emigranteve
Ka shkuar ne Parlamentin grek projektligji mbi te drejtat e emigranteve. Ky projektligj parashikon dhenien e nenshtetesise si dhe pjesemarrjen e emigranteve ne zgjedhjet per pushtetin lokal. Projektligji pritet te votohet se shpejti dhe te hyje ne fuqi ne zgjedhjet bashkiake te radhes qe do te zhvillohen ne Greqi ne nentor te ketij viti. Ky ka qene projektligji me i debatueshem i qeverise se re greke qe erdhi ne pushtet ne tetor te vitit te kaluar. Ne favor te ketij projektligji eshte shprehur edhe Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse por nje parti e ekstremit te djathte qe perfaqesohet ne parlament po mbledh firmat e nevojshme per organizimin e nje referundimi popullor, nese iu duhet dhene ose jo, nenshtetesia emigranteve.