E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillen 25 pisha te buta prane Presidences

Bulevardi "Deshmoret e Kombit" eshte gjelberuar edhe me 25 pisha te buta te dhuruara nga kompania e telefonise celulare "Eagle Mobile". Kryebashkiaku Rama ne
pranine edhe te perfaqesuesve te kompanise "Eagle Mobile",u shpreh se eshte shume e rendesishme jeta e qytetarit dhe cilesia e jeteses. "Kjo perpjekje e cila ka filluar te jape frytet e saj te kenaqshme, ne nje kryeqytet ku permasa e gjelber jo vetem eshte shtuar ndjeshem, por tani eshte bere edhe e dukshme, duke bere qe te gjithe ata qe e vizitojne Tiranen pas disa vitesh, apo per here te pare, shprehin surprizen se ky qytet eshte nje qytet i cili tashme eshte i paster, i cili tashme behet perdite e me i gjelber. Sigurisht ka ende shume per te bere, por dhjetera mijera pemet dhe rrenjet e drureve apo shkurreve dekorative qe ne kemi mbjelle, jane nje baze e shkelqyer per te vazhduar e shkuar perpara dhe per te pare tanime qarte ne horizont nje Tirane Evropiane, e cila eshte edhe nje Tirane e gjelber", ka pohuar kryebashkiaku Rama. Nisma e ndermarre nga bashkia e Tiranes ka gjetur perkrahje te gjere ne komunitetin kryeqytetas, por jane te shumta edhe kompanite private, shoqatat jofitimprurese, agjencite, bizneset e medha dhe te vogla, donatore vendas e te huaj, shoqerite e ndryshme te cilat ne menyre vullnetare jane bere pjese e kesaj iniciative, duke kontribuar ne shtimin e hapesirave te gjelbra ne kryeqytet. Permes ketij aksioni qytetar, te gjithe keto subjekte, por edhe vete banoret e Tiranes synojne te japin ndihmesen e tyre ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem, ne funksion te rritjes se cilesise se jetes ne komunitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›