“Ekonomia mbi standarde liberale”
06/02/2012 Mbyllet konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri komenton konkluzionet
Berisha premton shfrytëzimin e të gjitha potencialeve për rritjen ekonomike
Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut, ku parashikimet për daljen e eurozonës nga kriza nuk ishin optimiste, Kryeministri Sali Berisha deklaron se modeli ekonomik i Shqipërisë do të vazhdojë të bazohet në standarde liberale, të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxitin bizneset. Në mbyllje të vizitës së tij në Mynih (Gjermani), ku mori pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë, kreu i qeverisë shqiptare shprehu mbështetjen për opinionin e presidentit të Bankës Botërore Robert Zoellick, sipas të cilit masat e deritanishme, të ashtuquajtura “masa të ashpërsisë”, me rritje taksash, kanë qenë tërësisht të paefektshme. “Robert Zoellick, Mario Monti, George Soros së bashku me presidentin e “Deutsche Bank”, zotin Akerman, siguruan si një rrugë të re domosdoshmërinë e përqendrimit, para së gjithash dhe mbi të gjitha te rritja ekonomike, e cila përbën shtyllën kryesore të shanseve të qytetarëve të këtyre vendeve”, - tha kryeministri. Duke folur për parashikimet pjesëmarrësve në këtë konferencë, kriza e eurozonës duket se do të zgjasë edhe disa vjet të mira. “Natyrisht, parashikimet për daljen e eurozonës nga kriza nuk ishin dhe aq optimiste. Besohet se kjo do të jetë një krizë nga e cila do të duhen jo pak vjet për të dalë, por e rëndësishme është se për herë të parë në këtë konferencë ndërkombëtare që u diskutua për krizën, u kërkua që të ndryshohen qëndrimet e deritanishme për daljen prej saj. Masat e ashpërsisë dhe paketa e tyre detyrimisht nuk duhet të cenojnë rritjen ekonomike”, - deklaroi shefi i qeverisë shqiptare. Kryeministri ritheksoi mbështetjen për nxitjen e rritjes së ekonomisë për t’i shpëtuar krizës, model ky i ekonomisë shqiptare, model që sipas tij ka shënuar vitet e fundit një rritje prej 18 %, rritje në distancë më të lartën në Evropë. Por pavarësisht kësaj, shefi i ekzekutivit tha se kjo ka nevojë të përsoset më tej. “Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, jo me masa që nëpërmjet rritjes së taksave shkatërrojnë qindra dhe mijëra vende pune, por me standarde të tjera liberale, të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxitin bizneset. Vizioni apo mësimi që nxirret është që të bëjmë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që kemi në vend për ta nxitur atë, për të zgjeruar hapësirën, për të vazhduar përpjekjet për një zhvillim jeshil të vazhdueshëm të Shqipërisë”, - nënvizoi numri një i qeverisë shqiptare.