Emigrantet: "Keqtrajtohemi nga policia shqiptare"
Gezim Ashimi
Emigrantet klandestine, qe kthehen forcerisht nga pala greke, ankohen per shkelje te lirive dhe te drejtave te njeriut nga policia kufitare shqiptare. Ndryshe nga disa vite me pare, kur ne "shenjester" per keqtrajtime ishte policia greke, tashme emigrantet akuzojne bashkekombesit e tyre se po i trajtojne me keq se te huajt. Sipas tyre, policia kufitare ne afersi te doganes se Kapshtices i trajton ne menyre jo humane dhe ne shkelje te te drejtave te tyre njerezore. "Na kane keqtrajtuar jo si te ishim bashkatdhetaret e tyre, por si te ishte policia greke. E pra, nuk mund te ankohem nga greket, te cilet edhe pse na mbajten nje muaj ne izolim, na trajtonin si njerez", thote Eduart Carshia, nje 16-vjecar nga fshati Katjel, i rrethit te Librazhdit. Ai ndihet tejet i fyer, pasi nje punonjes policie i ketij stacioni e ka fyer ne menyre banale, vetem sepse i ka kerkuar nje cope buke. Nje grup emigrantesh te riatdhesuar, dy dite me pare, kane shprehur dje publikisht ankesa per trajtimin qe u ka bere personeli i policise kufitare shqiptare. Gezim Hoxha 26 vjec, nga Peqini, pasi tregon se ka qendruar afro nje vit ne burg ne Greqi per kalim te paligjshem te kufirit, thote se kur i merr ne dorezim policia kufitare shqiptare, qendrojne ne kushte te keqija izolimi. Emigrantet klandestine, ankohen gjithashtu se krahas verifikimit dhe marrjes se te dhenave nga policia kufitare shqiptare, detyrohen te paguajne edhe nje gjobe 100 leke te reja per kalim te paligjshem te kufirit, ndersa nuk kane trajtim ushqimor. "Ne izolim ne Greqi, te pakten na mbajne me buke, kurse ketu nuk na lejojne as qe te marrim nga nje hamburger ne kiosken ketu prane", thote Eduart Carshia. Nje grup tjeter emigrantesh pas tij, dalin nga qendra e GOS-it dhe ashtu te mavijosur nga te ftohtet e te pangrene perlajne me shpejtesi nga nje cope buke, qe ia afron me mjaft leverdi nje djalosh qe punon ne kiosken prane. Nderkaq, futen ne loje perfitimi edhe taksistet, te cilet i "gjuajne" keta hallexhinj ne moshe te re per t'i transportuar me cmime te kripura deri ne qytetin me te afert, apo ne vendlindjet e tyre. Nga sa u shprehen emigrantet, ne moshe te re dhe kryesisht nga rrethe te Veriut te vendit, nga ana e policise greke edhe pse jane kapur si te parregullt ne dokumente gjate punes ne vendin fqinj ata nuk jane keqtrajtuar, por nderkaq kerkojne nje trajtim me human dhe jo mosperfilles nga policia kufitare shqiptare.