E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e gruas, lufte per barazi gjinore

Domosdoshmeria per barazi gjinore behet akoma me e dukshme ne diten e 8 Marsit, diten nderkombetare te gruas. Agjencite e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi jane duke fituar terren ne luften per te drejtat e grave dhe barazine gjinore. Kjo perfshin nevojen urgjente per t'i dhene nje fund dhunes kundrejt grave ne te gjitha format e saj dhe per te nxitur udheheqjen dhe pjesemarrjen politike ne Shqiperi. 8 Marsi paraqet nje rast te shkelqyeshem per t'i hedhur nje shikim punes te bere ne te shkuaren dhe per te identifikuar sfidat e reja. Perparime jane bere gjate viteve per te ndaluar dhunen ne familje dhe per te inkurajuar pjesemarrjen e grave ne politike. Ne 2006, qeveria e Shqiperise ka adoptuar legjislacionin e pare te vendit mbi Dhunen ne Familje. Fokusi i tanishem eshte mbi pergatitjen e nen-legjislacionit per te siguruar implementimin e plote te Ligjit ne nivel kombetar dhe lokal. Sipas vleresimeve, 1 ne 3 gra ka perjetuar dhune ne familje ne Shqiperi dhe 1 ne 2 femije ka perjetuar dhune fizike dhe psikike ne shtepi, dhe 1 ne 3 ne shkolle. Statistikat e Policise Shteterore ne Shqiperi zbulojne nje rritje prej 220% te rasteve te dhunes ne familje nga viti 2005 ne 2006-en, dhe grate perbejne 63% te dhunes ne familje ne rastet qe arrijne denoncimin ne strukturat e policise. Dhuna fizike eshte me e perhapura, duke perbere 85 per qind te rasteve, te ndjekura me dhune ekonomike. Roli i grave ne jeten publike ngelet gjeresisht i panjohur ne Shqiperi, dhe pjesemarrja e plote dhe e barabarte e grave ne proceset e vendim marrjes vazhdon te jete e kufizuar per shkak te stereotipave dhe praktikave diskriminuese qe trashegohen ne arenen publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›