Emigrantët: Taksë mbi lejen e qëndrimit
04/05/2009 Kërkesa për marrjen ose ripërtëritjen e lejes do të shoqërohet me pagesën nga 80-200 euro
Emigrantët shqiptarë që duan të ripërtërijnë lejen e qëndrimit pranë shtetit italian, ose në rastet kur kërkohet për herë të parë, do të duhet të paguajnë një tarifë të caktuar financiare për të konfirmuar zyrtarizmin e kërkesës dhe vijim e procedurave të tejshme. Sipas ndryshimeve të bëra në legjislacionin përkatës, është vendosur që kërkesa për lëshimin dhe ripërtëritjen e lejes së qëndrimit do të shoqërohet me derdhjen e një kontributi, shuma e të cilit është përcaktuar mes një minimumi 80 euro dhe një maksimumi 200 euro. Nga ky detyrim përjashtohen lejet e qëndrimit për motive azili, për mbrojtje të përkohshme si dhe ato të lëshuara për motive humanitare. Ndërkohë në mungesë të lejes së qëndrimit emigrantëve do t’u mohohet e drejta e marrjes së akteve të duhura pranë gjendjeve civile apo përfitime të tjera të shërbimeve publike, e veçanërisht ato të sektorit shëndetësor.
Paraqitja
Përveç taksës mbi lejen e qëndrimit emigrantët do të përballen dhe me ndëshkime të forta, në rast se do të fshehin mjetet e identifikimit kur u kërkohen nga organet përkatëse. Paraqitja e lejes së qëndrimit kur i huaji që me kërkesën e nëpunësve apo agjenteve të sigurisë publike nuk i bindet, pa motive të justifikueshme, urdhrit për të paraqitur pasaportën apo një dokument tjetër identifikimi ose edhe një dokument që vërteton qëndrimin e rregullt në territorin e shtetit, ndëshkohet me arrestim deri në një vit dhe me një gjobë deri në 2000 euro.
Ndërsa për rastet kur kërkohet një marrëveshje integrimi janë të përcaktuara rregulla të tjera. Kështu, i huaji me lëshimin e lejes së qëndrimit duhet të nënshkruaj një marrëveshje integrimi, që ndahet në kredite, me zotimin se do të zbatojë objektiva specifikë integrimi gjatë gjithë harkut kohor të vlefshmërisë së lejes së qëndrimit. Nënshkrimi i marrëveshjes përfaqëson kushtin e domosdoshëm për lëshimin e lejes së qëndrimit. Humbja e plotë e krediteve përcakton anulimin e lejes së qëndrimit dhe dëbimin e të huajit nga territori i shtetit, me përjashtim të rastit kur i huaji ka leje qëndrimi për motive azili, mbrojtje shtesë, për motive familjare, leje qëndrimi CE të rezidentit afatgjatë, kartë qëndrimi për familjarin e huaj të një shtetasi të Bashkimit Evropian si dhe të huajit që ka leje qëndrimi dhe ka ushtruat të drejtën e ribashkimit familjar.
Transfertat
Njëkohësisht janë përcaktuar dhe kriteret që duhet të plotësohen në rastet kur emigrantët nga vendet anëtare të BE-së duan të bëjnë transferta financiare. Konkretisht titullarët e agjencive duhet të marrin dhe të ruajnë për dhjetë vjet kopjen e titullit të qëndrimit, nëse subjekti që kërkon veprimin e transferimit të parave është shtetas nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së. Nëse klienti i huaj nuk e ka këtë titull qëndrimi, përgjegjësit e agjencive duhet të njoftojnë brenda 12 orëve për këtë fakt autoritetet vendorë të sigurisë publike, duke i përcjell të dhënat identifikuese të subjektit. Mosrespektimi i kësaj dispozite nga ana e tyre ndëshkohet me fshirjen nga lista të agjentëve në aktivitet financiar.
Kërkesa për leje qëndrimi CE të rezidentit afatgjatë
Për të kërkuar këtë leje qëndrimi është e domosdoshme të përdoren modulet e posaçme që gjenden pranë zyrave postare (ende mund të përdoren modulet për kartën e qëndrimit deri në futjen e dispozitave të reja). Modulet dërgohen në kuesturën kompetente, duke i bashkëngjitur:
- kopjen e pasaportës apo të një dokumenti tjetër të barasvlershëm, apo dokumentit të identifikimit të lëshuar nga autoritetet italiane;
- kopjen e lejes së qëndrimit (nga këto dokumente duhet të përcaktohet shtetësia, data dhe vendi i lindjes);
- kopje e deklaratës së të ardhurave apo të modelit 101-CUD lëshuar nga punëdhënësi apo të 730 ose UNICO për të vetëpunësuarit;
- certifikatë origjinale të dëshmive të gjendjes penale dhe mbi detyrimet në fuqi;
- katër fotografi të formatit tesër;
- certifikatë të përshtatshmërisë së strehimit;
- pullë monopoli (marca da bollo) me vlerë 14.62 euro.
Universitetet në zgjedhje
Nis procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj
Rihapen sërish zgjedhjet për strukturat akademike në universitete publike të vendit. Ndonëse pjesa dërrmuese e strukturave drejtuese të universiteteve janë zgjedhur që në janar të vitit të shkuar, ende janë një sërë departamentesh apo funksionesh të tjera që për arsye të ndryshme nuk janë plotësuar. Kjo ka bërë që zgjedhjet të rihapen sërish me një urdhër të posaçëm edhe nga Ministria e Arsimit. Universiteti i Tiranës, ai Politeknik, Universiteti i Korçës dhe Akademia e Sporteve do të zhvillojnë zgjedhjet sot për vendet vakante, ndërsa një sërë fakultetesh të tjera në rrethe e kanë zhvilluar raundin e dytë të zgjedhjeve për vendet e mbetura më 29 prill, teksa komisionet përkatëse pritet që të bëjnë publike emrat e kandidatëve të shpallur fitues në to. Vetëm pranë UT-së pohohet se në shumë prej fakulteteve përbërëse kanë mbetur vende bosh për departamentet, ku pohohet se do të përcaktohen dhjetë drejtues të rinj të tyre. Ndërkohë do të ketë dhe poste të tjera, drejtuesit e të cilave do të caktohen nga vota e studentëve për vitet 2007-2011, kohë në të cilën do të rizgjidhen drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë në vend. Aktualisht janë ngritur pranë secilës strukturë universitare dhe komisionet zgjedhore që do të merren me ecurinë e këtij procesi.