E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Curiosity” ateroi në Mars

NASA njoftoi se ka marrë në orët e vona të se dielës një sinjal nga “Curiosity”, pas aterrimit dramatik në atmosferën e Marsit.

“Curiosity” ka dërguar tashmë pamjet e para nga sipërfaqja e Marsit.

Anija do t’i nënshtrohet një varg kontrollesh, para se të mund të nis misionin e saj mbi sipërfaqen e planetit të kuq.

Në momentin kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës në formën e organizmave mikroskopikë.

Administratori i NASA-s, Charles Boulden, shpjegoi qëllimin e misionit të “Curiosity”.

“Sot, tani, rrotat e “Curiosity” kanë nisur të gjurmojnë për gjurmët njerëzore në Mars. 'Curiosity' - mjeti më i sofistikuar eksplorues që është ndërtuar ndonjëherë, tani gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq, ku do të synojë t’u përgjigjet pyetjeve dhjetëra-vjeçare se a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars, apo nëse do të mund të zhvillohej jeta në planet në të ardhmen”, tha ai.

Që nga viti 1960 ka pasur më shumë se 30 tentime nga shtete të ndryshme për të ateruar në Mars, por më shumë se gjysma kanë dështuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, çmoi aterrimin e “Curiosity”-s në Mars, duke e quajtur atë një hap historik dhe “një shkathtësi të paprecedent të teknologjisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›