E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, fluks i madh ne doganat tona

Rritet ndjeshem fluksi i emigranteve qe kthehen ne atdhe per pushime. Gjate 24 oreve te fundit, ne vendin tone kane hyre 34 mije emigrante dhe 6 mije mjete, ne disa pika doganore. Sipas te dhenave te mberritura nga pika doganore e Kapshtices, gjate 24 oreve te fundit kane hyre nga kjo dogane rreth 9 mije emigrante dhe 2 mije mjete. Fluksi i larte i levizjes ka rritur gatishmerine dhe masat e policise kufitare ne te dyja anet e kufirit, per te kryer ne kohe sa me te shpejte, procedurat e levizjes se udhetareve dhe mjeteve. Sipas burimeve nga dogana e Kapshtices, nga ana e pales shqiptare jane hapur 8 sportele ne hyrje, ndersa pala greke rreth mesdites vuri ne pune 5 sportele, duke shmangur krijimin e radheve te gjata dhe oret e pritjes. Emigrantet shprehen se ndryshe nga heret e tjera, pala greke eshte duke punuar me ritme te larta dhe ata kane pritur vetem disa minuta per te kryer procedurat e daljes nga toka greke. Komandanti i doganes se Kapshtice, Dritan Sheme, tha dje per gazeten se "pavaresisht fluksit ne rritje te emigranteve qe kthehen ne atdhe, situata eshte perballuar me se miri dhe ritmet e punes ne te dyja anet e kufirit, kane qene te kenaqshme". Sheme thote se puna me kapacitet te plote nga ana e pales greke, ka bere qe emigrantet ne dalje, te mos presin me teper se 30 minuta, kjo edhe si rezultat i thjeshtimit te procedurave te kalimit te udhetareve dhe mjeteve. Fluksi i emigranteve pritet te rritet ne oret e pasdites, me mberritjen e autobuseve nga qytete te ndryshme te Greqise. Ne ditet e pikut ne doganen e Kapshtice perpunohen mbi 25 autobuse, prandaj autoritetet shqiptare keshillojne emigrantet, qe te zgjedhin per t'u kthyer oret e vona te mbremjes, ose oret e para te mengjesit, per te shmangur oret e pritjes. Javen e fundit nga dogana e Kapshtices kane hyre rreth 40 mije emigrante, qe kthehen ne atdhe per pushimet e veres. Nderkohe qe fluksi i emigrante qe vijne ne vendin tone, eshte ndjere edhe ne doganen e Kakavijes. Gjate dites se shtune dhe te diel nepermjet kesaj dogane kane udhetuar per te kaluar pushimet verore ne vendlindje, nje numer prej 25 mije emigrantesh, 13 mije prej te cileve vetem diten e shtune. Fale masave te marra nga te dyja doganat, shqiptare dhe greke te Kakavijes, ne sportelet e perpunimit te dokumenteve nuk jane konstatuar radhe te gjata pritjesh te emigranteve. "Per te shmangur radhet e pritjes, pala greke ka rritur sportelet e kontrollit ne 5 te tilla ne dalje, nderkohe qe ne punojme me 10 sportele ne hyrje", thone burime ne Drejtorine Rajonale te Policise Kufitare ne Gjirokaster. Gjate fundjaves pala shqiptare ka marre kontakte me homologet greke, ne lidhje me mundesine e shmangies se radheve te emigranteve ne kufi. "Gjate ketyre takimeve pala greke ka rene dakord qe te mbaje hapur nje numer me te madh sportelesh se zakonisht, me qellim shmangien e oreve te pritjes ne dogane per emigrantet", thone burimet policore ne Kakavije. Nderkohe me qellim garantimin e rendit dhe sigurise publike, per emigrantet dhe shmangien e aksidenteve automobilistike pergjate rrugeve kombetare Kakavije-Gjirokaster-Tepelene dhe Tri Urat-Permet vazhdojne te patrullojne sherbime te perforcuara te policise se rendit dhe qarkullimit rrugore.

D.Zisi/B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›