Emigrantët, këtë vit më pak në atdhe
VLORE- Fluksi i emigrantëve në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës ka pësuar ulje të ndjeshme. Sipas autoriteteve doganore, referuar shifrave, janë 30 për qind më pak emigrantë të ardhur për festa se vitin e kaluar. Dje nga kjo pikë kufitare me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë kanë hyrë 667 pasagjerë dhe 190 mjete. Ndërkohë që në të njëjtën datë të një viti më parë, janë regjistruar 2000 pasa-gjerë. Disa prej emigrantëve u shprehën se shumë prej tyre kanë qëndruar në Itali, për shkak të ditëve të pakta të pushimit që ata kanë marrë. Ndërsa të tjerë pohojnë se rënia e menjëhershme e ekonomisë ka bërë që shumë emigrantë të mos kenë mundësi financiare të lëvizin. "Ekonomia ka rënë, vendet e punës po shkurtohen, ndaj shumë emigrantë nuk kanë mundësi për të ardhur pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit", u shpreh një emigrant që kthehej nga Italia. q.b