Vrasja nënë e bir, zhduken filmimet
Elton Deliu e ka parashikuar
vrasjen prej kohësh,
prandaj kishte kryer
një sërë ndryshimesh
në jetën e tij, ndërkohë që autorët
janë profesionistë. Ky është konkluzioni
i grupit hetimor pas
mbledhjes së informacioneve në
vendngjarje, pavarësisht se ende
nuk ka ndonjë emër konkret për
autorët e mundshëm. Policia tha
se këto të dhëna vijnë nga dëshmitë
e mbledhura, por edhe nga
katër kamerat e sigurisë, të instaluara
në pallat nga vetë Elton Deliu,
i cili u ekzekutua bashkë me
të ëmën, Flutura Deliu. Por,
vrasësit kanë zhdukur kasetën
me filmime.
Me të mbërritur në vendin e
ngjarjes, pas vrasjes së dyfishtë të
dy ditëve më parë, policia është
njoftuar nga banorët se pallati ka
qenë i survejuar me kamera sigurie.
Gjashtë muaj më parë, familja
e Elton Deliut kishte marrë hyrje
në atë pallat dhe nga frika, ai kishte
instaluar katër kamera sigurie.
Me të marrë këtë informacion, grupi
hetimor ka kërkuar të gjejë qendrën
e regjistrimeve të këtyre kamerave,
që sipas të dhënave
ndodhej në banesën e familjes, ku
u vranë nënë e bir. Por, kur uniformat
blu kanë kërkuar për të gjetur
regjistrimet, kanë parë se kaseta
mungonte. Në këto kushte, grupi
hetimor ka shpjeguar se kaseta
mund të jetë zhdukur për të mos
lënë gjurmë nga autorët e vrasjes.
Sipas policisë, kontrolle të imta janë
bërë në të gjithë banesën, por nuk
është gjetur asnjë filmim.
Grupi i punës, i udhëhequr
nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës,
Hamdi Fjora, ka kryer
këqyrjen e vendit të ngjarjes deri
në detaje për të mundësuar
gjetjen e sa më shumë provave.
Në lidhje me këtë fakt, burime të
besueshme bënë të ditur se në
vendin e krimit janë fiksuar në
cilësinë e provës materiale disa
gjurmë daktiloskopike. Këto gjurmë
do të nevojiten për policinë në
momentin që do të kenë të skeduar
emrin e ndonjë të dyshuari
me qëllim dokumentimin e kësaj
vepre penale. Gjithashtu, policia
ka gjetur edhe dy predha, por asnjë
gëzhojë. Vrasësit janë treguar
të kujdesshëm në pastrimin e
vendit të ngjarjes, pavarësisht se
këto predha kishin mbetur në
murin e banesës. Ndërsa 7 predha
të tjera dhe një gëzhojë e kalibrit
9 mm janë gjetur në trupin e viktimës.
Gëzhoja ishte harruar në
pjesën e veshjes së tij. Policia u
shpreh se kështu është vërtetuar
se vrasja ka ndodhur me pistoletë
"Bereta", që ka lënë edhe gjurmët
e saj në vendngjarje.
Një tjetër etapë e hetimeve për
këtë ngjarje mafioze ka qenë edhe
pyetja e dëshmitarëve. Duke u nisur
nga provat e pakta për dokumentimin
e saj, gjatë ditës së
djeshme, policia ka marrë në pyetje
gjithë banorët e pallatit për
çdo fakt që mund të sjellë dritë në
zbardhjen e këtij krimi të dyfishtë.
Në pyetje është marrë edhe nusja
e Elton Deliut, e cila ka mbërritur
në vendngjarje disa minuta pas
krimit. Sipas policisë, këto dëshmi
janë administruar nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit, ndërkohë që vetë familja
ka kyçur derën e saj. Policia
shpjegoi se gjatë ditës së djeshme,
ata nuk kanë qëndruar në banesë,
por nuk ka dhënë detaj nëse ata
janë marrë në mbrojtje nga frika e
ndonjë krimi edhe më të rëndë.
Vrasja është kryer nga profesionistë
dhe sipas policisë është
tejet e vështirë të zbardhet. Uniformat
blu shpjeguan se një pistë
hetimore që po ndiqet është ajo e
larjes së hesapeve. Grupi hetimor
shpjegoi për "Shqip" se emri i Deliut
nuk është pak i njohur si kontingjent.
Rreth dy vite më parë, atij
i është bërë një tjetër atentat, por
në atë kohë ka shpëtuar. Dy persona
tentuan të vrasin Deliun, teksa udhëtonte me mjetin e tij, tip
BMW, ndërsa ai u kundërpërgjigj
me armë dhe nga përplasja nuk
pati të dëmtuar. Më vonë, autorët
u arrestuan dhe u dyshua se konflikti
kishte ardhur për pazare
droge. Gjithashtu, në të shkuarën
ka pasur edhe të paktën dy atentate
të tjera. Por, 32-vjeçari ka
qenë i arrestuar edhe për trafik
droge. Një vit më parë, ai u kap me
disa kg lëndë të dyshuar narkotike,
por më vonë rezultoi se ishte
thjesht përzierës e shumë shpejt e
la qelinë. Këto fakte e kanë çuar
policinë të dyshojë se ekzekutimi i
tij është bërë për larje hesapesh,
ndërsa e ëma është vrarë për zhdukjen
e të gjitha gjurmëve të
mundshme. Ndërkohë, pista e
dytë për policinë është ajo e hakmarrjes.
Sipas të dhënave, Elton
Deliu njihej edhe si person problematik
dhe shpeshherë kishte
pasur probleme të ndryshme. Nga
kjo mendohet se ai ka rënë pre e
ndonjë hakmarrjeje, pa lënë mënjanë
edhe pista të tjera hetimore.
Elton dhe Flutura Deliu jetonin
në një pallat pas Presidencës prej
gjashtë muajsh. 32-vjeçari u qëllua
në shtëpinë e tij dhe u transportua
në gjendje të rëndë për
jetën në spital, por nuk i shpëtoi
dot vdekjes. Ndërsa e ëma, sipas
policisë, ishte qëlluar me një
plumb në kokë dhe dyshimi më i
fortë është se ekzekutimi i saj është
bërë për shkak se ajo ka qenë
dëshmitare. Por, pika që policia po
sqaron, është pikërisht fakti se 32-
vjeçari ua ka hapur vetë derën
vrasësve, çka të bën të mendosh
se ai i njihte ata dhe nuk e priste
vdekjen prej tyre.
vrasjen prej kohësh,
prandaj kishte kryer
një sërë ndryshimesh
në jetën e tij, ndërkohë që autorët
janë profesionistë. Ky është konkluzioni
i grupit hetimor pas
mbledhjes së informacioneve në
vendngjarje, pavarësisht se ende
nuk ka ndonjë emër konkret për
autorët e mundshëm. Policia tha
se këto të dhëna vijnë nga dëshmitë
e mbledhura, por edhe nga
katër kamerat e sigurisë, të instaluara
në pallat nga vetë Elton Deliu,
i cili u ekzekutua bashkë me
të ëmën, Flutura Deliu. Por,
vrasësit kanë zhdukur kasetën
me filmime.
Me të mbërritur në vendin e
ngjarjes, pas vrasjes së dyfishtë të
dy ditëve më parë, policia është
njoftuar nga banorët se pallati ka
qenë i survejuar me kamera sigurie.
Gjashtë muaj më parë, familja
e Elton Deliut kishte marrë hyrje
në atë pallat dhe nga frika, ai kishte
instaluar katër kamera sigurie.
Me të marrë këtë informacion, grupi
hetimor ka kërkuar të gjejë qendrën
e regjistrimeve të këtyre kamerave,
që sipas të dhënave
ndodhej në banesën e familjes, ku
u vranë nënë e bir. Por, kur uniformat
blu kanë kërkuar për të gjetur
regjistrimet, kanë parë se kaseta
mungonte. Në këto kushte, grupi
hetimor ka shpjeguar se kaseta
mund të jetë zhdukur për të mos
lënë gjurmë nga autorët e vrasjes.
Sipas policisë, kontrolle të imta janë
bërë në të gjithë banesën, por nuk
është gjetur asnjë filmim.
Grupi i punës, i udhëhequr
nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës,
Hamdi Fjora, ka kryer
këqyrjen e vendit të ngjarjes deri
në detaje për të mundësuar
gjetjen e sa më shumë provave.
Në lidhje me këtë fakt, burime të
besueshme bënë të ditur se në
vendin e krimit janë fiksuar në
cilësinë e provës materiale disa
gjurmë daktiloskopike. Këto gjurmë
do të nevojiten për policinë në
momentin që do të kenë të skeduar
emrin e ndonjë të dyshuari
me qëllim dokumentimin e kësaj
vepre penale. Gjithashtu, policia
ka gjetur edhe dy predha, por asnjë
gëzhojë. Vrasësit janë treguar
të kujdesshëm në pastrimin e
vendit të ngjarjes, pavarësisht se
këto predha kishin mbetur në
murin e banesës. Ndërsa 7 predha
të tjera dhe një gëzhojë e kalibrit
9 mm janë gjetur në trupin e viktimës.
Gëzhoja ishte harruar në
pjesën e veshjes së tij. Policia u
shpreh se kështu është vërtetuar
se vrasja ka ndodhur me pistoletë
"Bereta", që ka lënë edhe gjurmët
e saj në vendngjarje.
Një tjetër etapë e hetimeve për
këtë ngjarje mafioze ka qenë edhe
pyetja e dëshmitarëve. Duke u nisur
nga provat e pakta për dokumentimin
e saj, gjatë ditës së
djeshme, policia ka marrë në pyetje
gjithë banorët e pallatit për
çdo fakt që mund të sjellë dritë në
zbardhjen e këtij krimi të dyfishtë.
Në pyetje është marrë edhe nusja
e Elton Deliut, e cila ka mbërritur
në vendngjarje disa minuta pas
krimit. Sipas policisë, këto dëshmi
janë administruar nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit, ndërkohë që vetë familja
ka kyçur derën e saj. Policia
shpjegoi se gjatë ditës së djeshme,
ata nuk kanë qëndruar në banesë,
por nuk ka dhënë detaj nëse ata
janë marrë në mbrojtje nga frika e
ndonjë krimi edhe më të rëndë.
Vrasja është kryer nga profesionistë
dhe sipas policisë është
tejet e vështirë të zbardhet. Uniformat
blu shpjeguan se një pistë
hetimore që po ndiqet është ajo e
larjes së hesapeve. Grupi hetimor
shpjegoi për "Shqip" se emri i Deliut
nuk është pak i njohur si kontingjent.
Rreth dy vite më parë, atij
i është bërë një tjetër atentat, por
në atë kohë ka shpëtuar. Dy persona
tentuan të vrasin Deliun, teksa udhëtonte me mjetin e tij, tip
BMW, ndërsa ai u kundërpërgjigj
me armë dhe nga përplasja nuk
pati të dëmtuar. Më vonë, autorët
u arrestuan dhe u dyshua se konflikti
kishte ardhur për pazare
droge. Gjithashtu, në të shkuarën
ka pasur edhe të paktën dy atentate
të tjera. Por, 32-vjeçari ka
qenë i arrestuar edhe për trafik
droge. Një vit më parë, ai u kap me
disa kg lëndë të dyshuar narkotike,
por më vonë rezultoi se ishte
thjesht përzierës e shumë shpejt e
la qelinë. Këto fakte e kanë çuar
policinë të dyshojë se ekzekutimi i
tij është bërë për larje hesapesh,
ndërsa e ëma është vrarë për zhdukjen
e të gjitha gjurmëve të
mundshme. Ndërkohë, pista e
dytë për policinë është ajo e hakmarrjes.
Sipas të dhënave, Elton
Deliu njihej edhe si person problematik
dhe shpeshherë kishte
pasur probleme të ndryshme. Nga
kjo mendohet se ai ka rënë pre e
ndonjë hakmarrjeje, pa lënë mënjanë
edhe pista të tjera hetimore.
Elton dhe Flutura Deliu jetonin
në një pallat pas Presidencës prej
gjashtë muajsh. 32-vjeçari u qëllua
në shtëpinë e tij dhe u transportua
në gjendje të rëndë për
jetën në spital, por nuk i shpëtoi
dot vdekjes. Ndërsa e ëma, sipas
policisë, ishte qëlluar me një
plumb në kokë dhe dyshimi më i
fortë është se ekzekutimi i saj është
bërë për shkak se ajo ka qenë
dëshmitare. Por, pika që policia po
sqaron, është pikërisht fakti se 32-
vjeçari ua ka hapur vetë derën
vrasësve, çka të bën të mendosh
se ai i njihte ata dhe nuk e priste
vdekjen prej tyre.