Çfarë nuk tha Kryeministri në analizën e Policisë së Shtetit
Prezenca e një Kryeministri është parë gjithmonë si një shans për të diskutuar më gjerë dhe zgjidhur disa probleme që shqetësojnë efektivat e policisë. Por, edhe këtë radhë, si të gjitha herët e tjera, analiza nuk doli nga skemat e vjetra. Unë, në fakt, si ish-oficer i lartë i asaj godine që quhet Polici e Shtetit, jam i bindur akoma, se megjithëse masakrën reformuese që ka ndodhur në polici gjatë këtyre tre viteve, Policia e Shtetit është në vendin e parë ndërmjet institucioneve të këtij shteti në drejtim të kontributit dhe përkushtimit në këto vite postkomuniste. I çmoj dhe arritjet që policia ka realizuar në vazhdimësi, pavarësisht nga koniunkturat politike që i kanë qëndruar si dru në rrota. Tri ditë më parë, kur edhe pak ditë na ndajnë nga 2009-a, e pashë në televizor Kryeministrin Berisha të fliste duke lavdëruar dhe kritikuar punën e policisë. Normal, në fjalët e tij nuk dëgjova ndonjë gjë të re. Berisha nuk është Kryeministri i parë që merr pjesë në një analizë vjetore të policisë dhe as nuk tha ndonjë gjë ndryshe nga ato që kanë thënë paraardhësit e tij. Personalisht në gjithë këtë histori me fjalë kryeministrash, që ngjajnë si fotokopje e njëri-tjetrit, ndihem i pezmatuar. Jam i pezmatuar se Berisha nuk tha asgjë nga ato që janë thelbësore, që frenojnë punën e policisë dhe që Berisha e qeveria e tij duhet t‘ua garantojë policëve. Berisha nuk foli për policët në analizën e policisë, por për gjëra komplet të tjera. Por çfarë duhet të thoshte Kryeministri, sipas meje, që nuk e tha:
1-Kryeministri nuk pyeti dhe nuk tha gjë se çfarë do të bëjë me rrogën qesharake të policëve. Nuk pyeti për kushtet e jetesës, aty ku banojnë, por dhe në komisariatet e policisë. Nuk pyeti e nuk tha asgjë se si policët vijnë turni i tretë me makina rasti dhe si punojnë jashtë orarit e nuk u paguan njeri asnjë lek. Nuk pyeti dhe nuk tha gjë se çfarë bëhet me fëmijët e policëve që punojnë dhe atyre që janë vrarë në krye të detyrës. Asnjë fjalë nuk dëgjova për këto probleme që në fakt i vuan policia shqiptare. Se polici i shërbimit merr vetëm 28.000 lekë rrogë në muaj (qesharake sa nuk ka ku të vejë). Se policët janë pjesë e varfërisë së shumicës së popullatës dhe jetojnë në kushte skandaloze jetese dhe që askujt nuk i bie ndërmend për sigurinë, punësimin e familjarëve, apo shkollimin e fëmijëve të policëve etj. etj... Kështu mund të vazhdoj gjatë.
2-Kryetari i qeverisë duhej t‘i siguronte policët për vendin e punës, sepse ai më shumë se kushdo tjetër ka drejtuar një reformë, e cila ka dëmtuar rëndë profesionalizmin. Rreth 2500 punonjës policie janë nxjerrë në rrugë, pavarësisht nga kualifikimet dhe përvoja në punë që kanë pasur. Ai në këtë drejtim duhej t‘i lexonte më mirë raportet e organizmave ndërkombëtarë që monitorojnë policinë, të cilët janë shprehur të shqetësuar për reformat pa kriter dhe të gatuara në kuzhina politike. Sepse, në Policinë e Shtetit ka drejtorë policie, apo shefa komisariati që nuk kanë asnjë lidhje me shkollën policore, por drejtojnë policët e karrierës në disa rrethe. Ai duhet t‘i garantonte policët, që epoka e derisotme e politizimit të policisë ka mbaruar me vepra konkrete dhe jo me fjalë në erë. Sa për kujtesë Kryeministrit, certifikimi i policisë si korrekte në zgjedhje ka ndodhur në ato lokale 2003, e artikuluar në atë kohë dhe nga ai vetë.
3-Berisha duhet t‘u thoshte policëve, se kur qeveria e tij do të ndërtonte strategjitë e parandalimit të krimit? Kur kjo barrë nuk do ishte vetëm e policëve? Kur do të implikohen institucionet e tjera të shtetit në luftë kundër krimit? Është detyrë e qeverisë që të bëjë mobilizimin e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në luftën kundër krimit në një strategji të mirëkoordinuar, pa të cilën lufta kundër krimit do të jetë e pasigurt dhe fragmentale. Për ta bërë më konkrete në të gjithë vendet e botës perëndimore është autoriteti doganor që mban përgjegjësi të dorës së parë në luftë kundër drogës në vendkalimet kufitare, për shkak të impaktit të drejtpërdrejtë fizik që ka me regjimin e import-eksporteve. Ndërsa këtu nuk bëhet fjalë as për kontribut minimal të zyrtarëve të doganave, të cilët nuk e mbështesin aspak policinë në këtë drejtim. Pra, policia është akoma e vetme në luftë kundër krimit. Por, sipas të gjitha studimeve kriminologjike, nuk rezulton ndonjë përfundim se policia e vetme mund të arrijë të mbajë në kontroll parametrat e rendit dhe sigurisë. Duke i shtuar këtu dhe mungesën e masave social-ekonomike me koncept drejt parandalimit të krimit, situata bëhet më e turbullt. Krimi ekonomik, me të cilin u mor gjatë Kryeministri, nuk mund t‘i varet në qafë vetëm policisë. Është e pamundur që policia të realizojë atë që duhet në këtë drejtim, nëse institucionet e tjera nuk janë në të njëjtën gjatësi vale.
4-Kryeministri duhej t‘u tregonte policëve se si do disiplinohej administrata e lartë e shtetit që ai drejton? Pasi ata janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit dhe tortura më e madhe e policisë së trafikut në veçanti. Ky është një problem thelbësor dhe sëmundje e vjetër e marrëdhënies polici-administratë e lartë e shtetit. Sepse, si rezultat i moszbatimit të ligjit nga ana e tyre dhe pamundësisë së policisë për t‘i ndëshkuar sipas ligjit, policët detyrohen të përdorin dy standarde në kontakte me shkelësit. Madje ka plot raste kur policët fyhen, merren nëpër këmbë dhe nuk ju ndalon njeri, pikërisht sepse kanë suportin e kastës politike në fuqi. Kryeministri duhet ta dijë këtë problem dhe të marrë masat e duhura që policët të jenë të lirë të veprojnë njësoj ndaj shkelësve të ligjit, pavarësisht nga statusi politik apo social që ka, përndryshe sloganet e shpeshta për policin në komunitet janë pallavra pa vlerë.
Unë mund të rreshtoja edhe shumë gjëra të tjera, sepse problematika është e madhe, por këto janë disa gjëra të cilat policët i presin një ditë të realizohen, duke qenë të pafuqishëm të reagojnë për shkak të rrezikut të lënies së vendit të punës nga ndonjë reformë e re që mund të stisë politika jonë. Dhe për shkak të mbytjes së frymës së sindikalizmit në radhët e policisë, që politika i ka bërë duke e kthyer në një organizëm formal dhe pa asnjë vlerë.