Vetëm 6 ditë për të marrë një pasaportë
10/12/2008 Policia e Durrësit
DURRES- Të gjithë të interesuarit për të marrë një pasaportë të re në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Durrësit përfitojnë dokumentin brenda një jave. Kryekomisari i policisë, drejtues Ilia Nasi, ka urdhëruar sportelet të veprojnë në kohë dhe të vendosen në gatishmëri. Njëherësh është shkurtuar jo vetëm koha e pritjes së qytetarëve në radhët e sporteleve, por edhe procedura. Konkretisht janë krijuar lehtësi për të ulur në 6 ditë pajisjen me pasaportë nga 3 javë kohë që lypsej më parë, ndërkohë që prodhimi i pasaportave ka larguar përfundimisht sekserët nga mjediset e jashtme të nënseksionit të vizave. Një pasaportë prodhohet me 5 mijë lekë për të parën herë, me 10 mijë lekë nëse aplikon brenda afati për pasaportë të humbur apo 15 mijë lekë kur qytetari i drejtohet për të tretën herë sportelit për aplikim. Sot në sportele punonjësit kërkojnë 4 foto, një certifikatë vetjake dhe mbushja e formularit.