E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat që kandidojnë për 5 miliardë lekë

10/12/2008  Tirana dhe Korça në krye të listës për sa i përket numrit të dosjeve për kompensimin e tokës

Kukësi e Dibra mbesin në fund të listës. Nis shqyrtimin i dokumentacionit

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tashmë ka nisur procesin e verifikimit të dhënave të paraqitura prej aplikuesve, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga fondi prej 5 miliardë lekësh. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë dosjet janë mbyllur dhe janë nisur për në qarqet përkatëse ku dhe do të vijnë përgjigjet zyrtare. Proces ky, i cili pritet të përfundojë pas 10 ditësh. Pas kësaj do të jenë ekspertët e Agjencisë Qendrore që do të bëjnë vlerësimet përkatëse. Ndërsa pas kësaj do të bëhet dhe renditja e aplikantëve sipas viteve kur dhe u është njohur prona dhe e drejta për kompensimin. Pas kësaj lista e hartuar do të dërgohet dhe për miratim në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa dhe formula përkatëse e renditjes së emrave do të ridërgohet për miratim në Qeveri për të marrë dhe vulën përfundimtare. Proces ky i parashikuar dhe në rregulloren përkatëse të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Aplikuesit

Për këtë vit kalendarik kanë paraqitur kërkesën për kompensimin financiar 740 persona. Ndërsa sërish mbeten pretenduesit me troje në Tiranë që përbëjnë dhe numrin më të madh të dosjeve. Për kryeqytetin janë dorëzuar rreth 200 kërkesa. Ndërsa për qytetin e Korçës, i cili zë vendin e dytë për sa i përket dosjeve janë plot 134 kandidatë. Në vendin e fundit për sa u përket kërkesave për kompensim është Kukësi, i cili ka vetëm 7 dosje. Para tij qëndron Dibra në të cilin kanë kërkuar kompensimin 13 ish-pronarë.

Gjithsesi ndryshe nga vitet e shkuara këtë herë kemi aplikantë nga të 12 qarqet e vendit. Kjo dhe për shkak se Qeveria ka arritur të miratojë çmimet në të gjithë qarqet e vendit. Gjithsesi emrat që do të dalin përfitues nga ky proces nuk do përfitojnë për më shumë se 200 m2 truall. Ndërsa çmimet do të jenë ato që do të miratohen këto ditë prej Qeverisë.

740 është numri në total i kërkesave për kompensimin e pronave

193 kërkues për kompensimin janë për tokat në Tiranë

134 të regjistruar në AKKP janë prej Korçës

79 janë aplikantët për kompensim për tokat në Shkodër

59 pronarë në Vlorë kanë paraqitur kërkesën për kompensim

56 janë kërkuesit për kompensimin në qarkun e Fierit

55 është numri i kërkuesve në qytetin e Beratit

51 aplikantë janë për kompensim në qytetin e Durrësit

39 të regjistruar janë për trojet që kanë në Lezhë

36 emra kanë mbërritur në AKKP prej Elbasanit

22 janë ish-pronarët e regjistruar prej Gjirokastrës

13 janë aplikantë janë e regjistruar për tokat në Dibër

7 aplikantë janë paraqitur nga Kukësi për kompensim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›