Berat, policia: 60-vjeçari mund të jetë vrarë aksidentalisht

Namik Balliu, 60-vjeçari nga fshati Vokopol i Beratit i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme ka humbur jetën aksidentalisht si pasojë e një plage të marrë nga një armë gjahu. Sipas hetimeve paraprake të policisë mendohet se 60-vjeçari nuk është vrarë por është vetëvrarë aksidentalisht.
Ngjarja e rëndë ka nodhur ditën e djeshme në komunën Tërpan të Beratit ku 60-vjeçari Namik Balliu është gjetur i pajetë në pyll nga banorët e fshatit.
Burime pranë morgut të Beratit bëjnë me dije se 60-vjeçari kishtë ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas familjarëve të viktimës ai ishte nisur nga banesa e tij rreth pasdites të së shtunës për të shkuar për gjah në një nga pyjet e fshatit ku ishte gjetur edhe i vrarë nga banorët e zonës.
Ndërkohë policia po vijon ende hetimet për të vërtetuar nëse 60-vjeçari është vrarë aksidentalisht, apo ka kryer vetëvrasje.