E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti “mbërthen” vendin, disa komuna të bllokuara

TIRANË- I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulta, ndërsa reshjet e borës janë ndërprerë.

Ndërkaq, vijojnë të jenë të bllokuara disa komuna si pasojë e reshjeve të borës që ranë dy ditë më parë në zonat malore, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.

Në Pukë janë të bllokuara komunat Kryezi dhe Iballë, ndërsa numërohen rreth 10 fshatra të izoluar. Në Dibër të izoluara janë ende komunat Lurë, Kala e Dodës, Sllove. Në Bulqizë rezultojnë të bllokuara komunat Ostren, Trebishte.

Në Mat komuna Macukull dhe Xibër janë të izoluara, ndërsa ka vështirësi kalimi në akset kryesore të veriut për shkak të pranisë së akullit.

Kështu në Korcë, aksi Kapshticë-Kozanë është i i kalueshëm me zinxhirë. Ndërkaq ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë-Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë. Në Përmet, mbetet e bllokuar komuna Frashër si pasojë e trashësisë së borës.

Gjatë natës pritet të ketë rënie më të madhe të temperaturave çka do të shkaktojë sërish probleme e vështirësi për lëvizjen e mjeteve në akse, për shkak të ngricave dhe akullit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›