E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PS, Ndue Kola: Qeveria ka harruar qytetin e Pukës

PUKË- Puka është ndër rrethet ku gjatë gjithë viteve të tranzicionit është lënë në harresë dhe nuk po kujtohet askush për të. Kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste në këtë rreth Ndue Kola, i cili shpreh keqardhjen që edhe në këtë vit qeveria nuk planifikoi asnjë investim.

Sipas deputetit socialist, ndonëse Puka është një rreth që ka mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike, varfëria atje është ulur këmbëkryq, ndërsa dhurata e vetme e qeverisë është asgjesimi i municioneve luftarake, që nuk po lë të zhvillohet as turizmin malor, si e vetmja shpresë e banorëve atje.

“Banorët e Pukës e kanë mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike, edhe rezultati i fundit e tregon. Mua më vjen keq që ata janë të gënjyer dhe të mashtruar nga kjo qeveri dhe të tjerat. Atje nuk është bërë asgjë, kj është një neglizhencë e vazhdueshme që i bëhet banorëve të Pukës”, tha deputeti.

Kola shpreson që qeveria të reflektojë e të kthejë vëmendjen edhe tek banorët e Pukës, të cilët prej 20 vitesh presin që dikush të kujtohet për ta.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›