Aksident në Gjirokastër, makina përplas për vdekjen kalimtaren

Një 22-vjeçare humbi jetën, si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës rreth 10 km në afërsi të Gjirokastrës, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit të quajtur Andon Poçi ndërsa e reja Pandora Budo ishe duke kaluar në anën tjetër të rrugës. Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima nuk e ka parë auomjetin tip mercedez benz me targa GJ 1505 B, të drejtuar nga Besnik Goxho ndërsa në përpjekje për të kaluar anën tjetër të rrugës viktima është përplasur fort nga automjeti i cili vinte me shpejtësi. 22-vjeçarja është përcjellë menjëherë drejt spitalit por pa mundur dot ti shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e fortë që pësoi. Ndërkohë në vendngjarje mbërriti policia e cila nisi hetimet për të zbuluar rrethanat si dhe detajet e hollësishme të ngjarjes ndërsa nga të dhënat paraprake rezulton se shkak i aksidentit është bërë vetë e reja e cila kalonte e shkujdesur rrugën.