E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, lehtësohen procedurat për pasaporta

Tiranë- Kthimi i emigrantëve për festat e fudnvitit ka angazhuar policinë për lehtësimin e procedurave për pajisjen e tyre me pasaportë. Sipas burimeve policore, mësohet se strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të qytetarëve për tu pajisur me pasaportë për jashtë vendit.

“Stafi i seksionit të Policimit në Komunitet, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë marrë udhëzimet përkatëse për menaxhimin sa më mirë të prodhimit në kohë të pasaportave, duke përballuar fluksin normal të kërkesave për pasaporta të qytetarëve”- thanë të njëjtat burime.

Këto masa janë marrë me qëllim për të përballuar në kohë reale nevojat e shtetasve shqipëtarë, të cilët kanë emergjencë shëndetësore, (ku për pajisjen me një afat të shpejtë të tyre duhet të paraqesin epikrizën).

Ndërkohë, që lehtësira do të ketë edhe ndaj aplikantëve emigrantë shqiptarë të cilët vijnë në vendin e tyre me rastin e festave të fundvitit, duke e prodhuar pasaportën me një afat të shpejtë.

Policia ka njoftuar përmes një deklarate për shtyp se aktualisht janë prodhuar datat e aplikimit 05- 09 Dhjetor 2008 dhe u ka bërë thirrje aplikantëve të tërheqin pasaportat, pasi janë në pritje 500 të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›