E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëton mjeku që u plagos me thikë, kolegët: Jemi të pambrojtur

Tiranë- Pas një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale, mjeku Agron Ylli ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga Spitali Ushtarak ndërhyrja ka rezultuar me sukses dhe gjendja shëndetësore e endokrinologut po vjen drejt normalizimit. Mjekun ka shkuar të vizitojë në spital kreu i shëndetësisë, Anila Godo, kurse bluzat e bardha janë shprehur për mediat, jo vetëm të indinjuara për këtë veprim, por edhe të frikësuar, duke u shprehur të pambrojtur në punën që bëjnë.

11.57Plagoset me thikë mjeku brenda klinikës, arrestohet autoriTiranë- Sulmohet me armë të ftohtë brenda klinikës ku punon mjeku endokrinolog Agron Ylli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Shallvareve”, ku mjeku Ylli ishte duke punuar në klinikën private. Sipas burimeve të policisë, pas ngjarjes është shoqëruar autori i dyshuar. Ai është një 35-vjeçar, identifikuar si Bujar Valiasi dhe nga të dhënat e para hetimore ka pasur një debat të ashpër me mjekun para se të ndodhte plagosja.

“I arrestuari dhe mjeku janë përfshirë në një debat me fjalë, por më pas 35-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar mjekun dy herë në zonën e ijes”- thonë buriemt policore, duke iu referuar dëshmive të mblehdura në vendin e ngjarjes.

Mjeku 50-vjeçar ka rënë përtokë i gjakosur e më pas është trasnportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, për fat të mirë, gjendja e mjekut endokrinolog është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ai duhet të qëndrojë nën trajtim mjekësor.

Ndërkaq, e njpftuar për ngjarjen, policia ka bërë një ‘krehje’ të zonës së populluar me lokale dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 35-vjeçarin, Bujar Valiasi. Ende nuk jepen detaje rreth motiveve të ngjarjes, ndërkohë që policia njofton se është duke marrë në pyetje autorin.

Mjeku Agron Ylli ka qenë më parë për disa vite shef i repartit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›