E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, leje qëndrimi me sistem kreditesh

Ndryshon ligji për lejen e qëndrimit të emigrantëve në Itali, tani kredite për të fituar në vazhdimësi Përjashtohen të rinjtë që kanë përfunduar ciklin e detyruar shkollor

Pak kohë më parë, Këshilli i Ministrave në Itali ka aprovuar “skemën rregullore”, e njohur ndryshe si “leje qëndrimi me sistem pikëzimi” për të gjithë emigrantët.
Kjo do të jetë një seri mekanizmash, që në thelb “zbusin” versionin fillestar të draftit të propozuar. Kështu, sipas njoftimit zyrtar të shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve “Integra Onlus”, sqarohet se janë bërë ndryshime, përmirësime, por edhe përshtatje versionit fillestar të dokumentit origjinal. Këto ndryshime kanë ardhur në kohën e diskutimeve, me propozim të politikanit Gianni Letta, anëtar i Partisë Forza Italia, por edhe me vullnetin e dy ministreve, përkatësisht të Rinisë, Giorgia Meloni, dhe e Shanseve të Barabarta, Mara Carfagna.

Skema rregullatore

Kjo skemë në versionin origjinal parashikonte që të gjithë emigrantët që do të hynin në Itali, të fillonin me zero pikë. Dhe më pas kreditet e nevojshme të përfitoheshin nëpërmjet një serie kualifikimesh, testesh si ajo e gjuhës. Modifikime të tjera janë kërkuar nga ministret Giorgia Meloni dhe Mara Carfagna. Në mënyrë të veçantë, në skemë është parashikuar që marrëveshja e detyruar e integrimit të zbatohet nga mosha 16 deri në 65 vjeç. Në këtë nismë nuk do të përfshihen ata të rinj që kanë kryer ciklin e shkollës së detyruar, pra të nëntëvjeçares, që në Itali njihet si “medie inferiori”. Kjo, për shkak se ata që e kanë përfunduar këtë cikël, tregojnë se kanë përshkruar një “distancë” të mirë në rrugën e integrimit. Ministrja e Shanseve të Barabarta ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka arritur të përjashtojë sistemin e pikëzimit për personat me aftësi të kufizuara dhe për gratë e dhunuara, të cilat bashkëpunojnë me autoritetet shtetërore italiane.

Ndryshimet

Këto ndryshime erdhën pas kërkesave dhe diskutimeve të Giani Letta, nga vullneti i ministres Giorgia Meloni, ministres së Shanseve të Barabarta, Mara Carfagna. Por, mbi këtë temë ka diskutuar edhe Klodiana Cuka, presidente e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve “Integra onlus”, njëkohësisht eksperte në politikat e migrimit.

“Besoj se propozimi i ministres Meloni dhe Carfagna për lejen e qëndrimit nëpërmjet përfitimit të krediteve, të përfaqësojë një fillim të mbarë për të përballuar ndryshe çështjet që kanë në thelb emigracionin dhe integrimin në Itali”, tha presidentja e shoqatës. Sipas saj, një fillim i tillë do të krijojë mundësinë e diskutimit dhe reflektimit për ngritjen e një departamenti të emigracionit me sektorë lokalë. Kjo do të ndihmonte në zhvillimin efikas të integrimit për të gjithë emigrantët. Sipas çukës, në këtë kuadër do të ishte e udhës edhe aprovimi i ligjit për njohjen shtetërore të figurës së ndërmjetësit ndërkultural si edhe e një regjistri kombëtar, i njohur nga ndërmjetësit kulturor. “Mediatori ndërkulturor, do të ishte figura e vetme dhe e vërtetë në gjendje për të shoqëruar emigrantët e rinj, drejt integrimit real, produktiv dhe mbi të gjithë i përditshëm.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›