E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Institucionet e Kosovës, në nivelin e duhur

Takimi me deputetët

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat reflektohen edhe në shkëmbimet e vizitave zyrtare të të gjitha niveleve. Gjithashtu, Topi e vlerësoi lart punën e institucioneve të Kosovës për ndërtimin dhe funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik. Këto komente Presidenti shqiptar i bëri gjatë një takimi me deputetë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës. Ai vuri në dukje përkushtimin e dy vendeve tona ndaj vlerave më të mira të përbashkëta dhe vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin mes komisioneve parlamentare përkatëse të arsimit dhe të shkencës. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Arsim Rexhepi, duke falënderuar Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha institucioneve shqiptare në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës, por njëkohësisht nënvizoi faktin se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në procesin e forcimit të mëtejshëm të institucioneve të saj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›