E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID lançon programin për mbështetjen e eksporteve bujqësore

Tiranë, 27 Maj, NOA USAID, i njohur në Shqipëri si program i ndihmës amerikane, prezanton Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë Ushqimore, iniciativë kjo që synon të nxisë investimet në tregtinë bujqësore.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i programit të AAC/USAID, Juan Estrada-Valle tha se ky program përbën një mundësi për sipërmarrësit që aktualisht operojnë në sektorë të tjerë të ekonomisë, për të përfituar njohuri rreth tregjeve ndërkombëtare agro-ushqimore dhe për të hyrë të parët në biznesin shqiptar të agro-eksporteve.

Veprimtaria në fjalë, u ndoq edhe nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, i cili u shpreh se "bashkëpunimi dhe zhvillimi i bujqësisë intensive bazuar në inovacione, është rruga drejt zhvillimit të bujqësisë shqiptare: niveli relativisht i ulët i konkurrencës së prodhimeve bujqësore shqiptare po na pengon depërtimin në tregjet me vlerë të lartë.

Ai gjithashtu inkurajoi sipërmarrësit shqiptarë të investojnë në bujqësi, sidomos në sferën e eksporteve, e cila jo vetëm që do të rezultojë në sipërmarrje fitimprurëse, por gjithashtu do të asistojë hyrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Veprimtaria u ndoq nga më shumë se 100 investitorë shqiptarë dhe të huaj.

Bëhet me dijeni se Programi i Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë e Ushqimit do të zhvillohet në shtator të vitit 2010 dhe përmban seanca trajnimi intensive nga liderë globale të industrisë agro-ushqimore, i ndjekur dhe nga një vizitë studimore në kompanitë më të mëdha të zinxhirit të shitjeve me shumicë dhe pakicë në Bashkimin Evropian.

a.y/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›