E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria maqedonase shkurton rrogat

Kriza

Në Maqedoni do të shkurtohen pagat e zyrtarëve të qeverisë, përfshirë atë të Kryeministrit, për të ulur deficitin buxhetor dhe për të mbrojtur vendin nga kriza. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Zoran Stavreski, i cili ka saktësuar se për këtë qëllim qeveria do të anulojë disa projekte për investime. “Pagat e Kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave do të shkurtohen me 10 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Këto shkurtime do të arrijnë në 130 milionë euro”, ka deklaruar Stavreski.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›