TIA: Të zbatohet portabiliteti i numrit
Celularët
Edhe pse në Shqipëri ekziston një ligj për portabilitetin e numrit të telefonit, ai nuk vihet në zbatim nga kompanitë celulare në vend. “Transparency International Albania” dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarit kërkojnë nga Agjencia e Komunikimit Elektronik dhe Postar të zbatojë ligjin dhe konsumatorëve shqiptarë t’u ofrohet ky shërbim që do të sjellë edhe ulje të tarifave të komunikimit. Ligji për portabilitetin e numrit i mundëson çdo përdoruesi të një numri celular që për të njëjtin numër, pa u dashur ta ndryshojë, mund ta përdorë në kompani të ndryshme duke përzgjedhur ofertën më të mirë që hidhet në treg.
#