Shembja e pallatit, 7 të pandehurit kërkojnë pafajësi
03/11/2009 Sipas tyre pretenca e prokurorëve jo e bazuar në ligj. Ish-sekretaria e KRRT-së: Kam prova të reja
GJIROKASTËR - Shtatë të pandehurit që akuzohen nga Prokuroria e Gjirokastrës për shembjen e pallatit pesëkatësh në lagjen “11 janari”, ku humbën jetën 3 shtetas dhe ngelën të pastrehë 14 familje, i kanë kërkuar dje trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë të lirohen nga të gjitha akuzat, pasi sipas tyre ata janë të pafajshëm.
Kërkesa
Në seancën e parafundit, shtatë të pandehurit, gjashtë prej të cilëve gjykohen në gjendje të lirë, kanë argumentuar nëpërmjet avokatëve të mbrojtjes se pretenca e dy prokurorëve Alfred Saliu dhe Arben Pasho për t’u dënuar me 38 vjet burg gjithsej, si dhe me 2.4 milionë lekë të reja gjobë, nuk është e bazuar në ligj dhe si rrjedhojë i kanë kërkuar trupi gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, pafajësinë. Në fillim të seancës që nisi rreth orës 10.00, e pandehura Afërdita Papamihali, ish-sekretaria e KKRT pranë Bashkisë së Gjirokastrës, i ka kërkuar trupit gjykues që seanca të shtyhet, pasi sipas saj, gjatë ditëve të fundit ajo ka grumbulluar prova të reja ligjore ku vërteton pafajësinë e saj. Njëkohësisht, e pandehura Papamihali, ka kërkuar që në seancën e ardhshme të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit kryetari i bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, Flamur Bime, por të dyja pretendimet e saj u hodh poshtë me unanimitet nga tre gjyqtarët e gjykimit të dosjes penale. Më pas, gjashtë të pandehurit të tjerë, Sotiraq Janora, administrator i firmës “Arti shpk” (gjykohet në gjendje arresti), Admir Shehaj, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit pranë Bashkisë së Gjirokastrës, Alfred Mamani, ish-përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës, Gjergji Meçi, inxhinier i firmës “Arti”, si dhe dy ish-punonjës të Policisë Bashkiake, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, kanë depozituar pranë sekretarisë mbrojtjen e tyre për pafajësinë. Vendimi përfundimtar nga trupi gjykues do të jepet në datën 10 nëntor, 24 orë pas përvjetorit të parë të shembjes së pallatit. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij.