Emigrantët në Itali, të prekur nga kriza ekonomike
Kriza globale duket se ka ndikuar ndjeshëm edhe tek emigrantët shqiptar. Rritja e çmimeve, e taksave, si dhe mungesa e vendeve të punës janë disa nga problemet që shqetësojnë më së shumti emigrantët shqiptar nëpër botë. Të pyetur nga porti më i madh i vendit, në Durrës udhëtarët tregojnë eksperiencat e tyre në shtetin italian e më gjerë.
Ndërkohë edhe gjatë ditës së enjte fluksi i emigrantëve të zbarkuar në portin e Durrësit është paraqitur i lartë, ashtu si në ditët e tjera. Sipas burimeve portuale, janë regjistruar rreth 6 mijë pasagjerë, të cilët kanë hyrë në territorin shqiptar dhe mbi 2500 automjete. Ndërsa për të përballuar fluksin e lartë po punohet me 40 sportele.