Monti: Përballimi i krizës vetëm me një Eurozonë të bashkuar

Kryeministri italian, Mario Monti ka bërë thirrje për zgjidhje të përbashkët dhe bindëse lidhur me krizën e borxheve në eurozonë.
Gjatë një konference për shtyp, Monti tha se pavarësisht dy ankandeve të fundit të suksesshme italiane, ai nuk mendon se faza e rrezikshmërisë ekonomike ka kaluar.
Ai shtoi se problemet e Italisë në tregje lidhen me vështirësi më të mëdha, në nivel evropian.
Një muaj më parë Mario Monti zëvendësoi kryeministrin Silvio Berluskoni ,në një situatë shumë kritike dhe në një përballje me frikën për një kolaps ekonomik të mundshëm.
Investitorët tani janë në pritje të propozimeve të Montit, për të provuar përmirësimin e ekonomisë italiane.