Emigrantet ne Perendim serish te domosdoshem

Ne Diten Nderkombetare te Emigranteve shefja e IOM-it Giordano theksoi se vendet pritese zhvillohen nga emigrantet
Emigrantet ndikojne ne zhvillimin ekonomik jo vetem ne vendet e tyre por edhe ne vendet pritese. Madje pa emigracionin dhe migrimin drejt vendeve te Europes Perendimore shume vende pune aktualisht te lira nuk do te plotesoheshin ndaj qeverite duhet te vleresojne emigracionin dhe perfitimet ekonomike si ne shtetin prites por dhe ne vendin e tyre. Pikerisht ne Diten Nderkombetare te Emigranteve shefja e misionit te IOM-it ne Shqiperi Nicoletta Giordano u shpreh se dergesat ne para te emigranteve jane ende shume te rendesishme per ekonomine shqiptare. Madje nje raport i IOM-it rendit emigrante shqiptare nder te paret ne bote per dergesat e parave drejt Shqiperise.
Sipas shefes se IOM-it ne Tirane Giordano me kontributin e emigranteve ne shoqerite pritese ekonomia vazhdon te rritet. Perllogaritjet e bera nga ekspertet mendohet qe rreth vitit 2050 ne bote do te kete 405 milione emigrante dhe rreth 30 te vendeve ekzistuese te punes do te zihen nga emigrante si pasoje e mungeses se krahut te punes ne vendet pritese vecanerisht ka pasur parasysh renien e numrit te popullsise ne vendet e industrializuara ne Europen Perendimore. shte nje dite e rendesishme per te gjithe ne dhe per Shqiperine. Rreth 27 e shqiptareve jetojne dhe punojne jashte dhe ata jane mjaft te vleresuar ne shume vende pritese. Vetem ne Itali numerohen 20 mije sipermarres shqiptare ne ndertim sherbime e turizem. Emigrimi ne pergjithesi dhe ai ekonomik do te ekzistoje pasi eshte pjese e ekonomise globale dhe nje force pozitive - u shpreh Giordano duke shtuar se Organizata Nderkombetare per Migracionin ne Shqiperi ka nisur nje fushate per te informuar emigrantet shqiptare si te emigrojne ne menyre te rregullt te dine te drejtat e tyre por dhe detyrimet ne vendin prites.
Emigrantet shqiptare nga te dhenat e IOM-it renditen ne krye te listes se 20 vendeve emigratore kur behet fjale per parate qe u dergojne familjeve te tyre. Gjate 15 viteve te fundit vleresohen te jene futur rreth 6.6 miliarde euro qe perfaqesojne rreth 13 te GDP-se ne vend. Keshtu Shqiperia rezulton si nje nga vendet me varesine me te madhe nga dergesat ne para ne bote - theksoi ministri i Punes Kosta Barka. Madje perfaqesuesit e IOM-it bene te ditur se me shume se 26 per qind e familjeve shqiptare kane pjesetare te tyre qe punojne jashte shtetit dhe se pjesa me e madhe e tyre pret para nga emigrantet. Nderkohe behet e ditur se Italia dhe Greqia ku sipas te dhenave te IOM-it ndodhen mbi 1 milione emigrante shqiptare jane 2 vendet nga ku vijne edhe me shume para.