Mrekullia balta dhe doganieret
Shqipja mund të quhet gjuhë e varfër kur vjen fjala për të përshkruar emocionet më të mëdha, ngazëllimin dhe mbushjen shpirtërore që të jep një talent.Fiqiri! Kaq munda të fiksoj. Një emër pa shumë “pretendime”. Por pretendime të forta për të bërë një emër. Një emër të madh. “Albanians got talent” na dha mundësinë të mahnitemi. Nuk kishim përpara as kinezë, as koreanë. Ishte një shqiptar, Fiqiriu dhe partnerja e tij në një performancë ekzekutuar përsosmërisht, duartrokitur meritueshëm, votuar pa hezitim. Dy artistë cirku, të atij cirku që aq shumë I ka munguar vendit prej kaq kohësh. Dy artistë, që pa dyshim do të korrnin sukses edhe në skenat e botës, njësoj si homologët e mirëtrajtuar dhe mirëstërvitur të Kinës. Fiqiriu tregoi se përtej Shqipërisë së lodhur e të munduar brutalisht nga të paaftë dhe të aftë për paaftësi, egziston edhe një Shqipëri që prodhon, ashtu me mundim dhe me heroizëm, me mungesa e me keqtrajtime, por me dëshirë e dashuri. Talenti I këtij djali nuk duhet të humbasë skutave. Programi I Top Channel kishte edhe të tjerë talentë. Të mirë dhe shumë të mirë. Ata mund të gjejnë rrugën e tyre. Madje Altin Basha njërit ia hapi rrugën. Të tjerët, këngëtarë e kërcimtarë e kanë më të lehtë. Por Fiqiriut I duhet mbështetje. I duhet përkrahje. Për atë duhet investuar, shumë madje. “Albanians got talent” e bëri të vetën. I mbetet shtetit të bëjë të tijën. Fiqiriu ishte një mrrekulli. Nuk duhet lënë pas dore.
“Dick” MartyE kush tjetër mund të hidhte baltë mbi UÇK dhe Kosovën?! Akuzat e përbindshme e të përsëritura duket se nuk janë gjë tjetër, veçse “ë”-het e fundit të diçkaje që jep shpirt. Të anti-shtetit kosovar. Të anti-çlirimtarëve. Të atyre që përqeshën vuajtjen e një populli dhe ankthin e një kombi. Një makineri e madhe ushtarake me instrumentat më të fundit, organizata të specializuara e të ngulura në Kosovë prej vitesh, ushtarakë të rëndë e të pakompromentueshëm, që nuk hezitojnë kurrë para asgjëje, nuk kanë mundur dot të zbulojnë thagmat që zbuloi “Dicku” me kollare. Eshtë e paimagjinueshme kjo që po I ndodh Kosovës dhe Hashim Thaçit. Pikërisht kur shteti më I ri evropian zgjedh për herë të parë përfaqësuesit e tij, kryeministrin në detyrë dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve, disa merimanga të zeza, duan ta fusin në rrjetën e tyre kobndjellëse. Paçka se është hetuar njëherë. Paçka se është ndotur njëherë dhe është pastruar me këmbëngulje. Ndotësit nuk pyesin. Rimblidhen dhe sulmojnë sërish. Nuk sulmojnë vetëm Thaçin, nuk sulmojnë vetëm Kosovën. Sulmojnë edhe Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Shërbimi I fundit? Ndaj kujt? Kush kërkon me kaq këmbëngulje përdhosjen botërore të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës? Emisarë të kujt po bëhen “Dickët”? Vallë me shkresurina të dyshimta burokratësh kërkojnë të barazpeshojnë gjakun e derdhur dhe jetët e marra, për të cilat ende nuk ka një ndjesë? Vallë tek viktimat I kërkojnë xhelatët këta “heronj të drejtësisë”? Asnjë “Dick” qoftë edhe Marty, nuk mund të baltosë dhe përdhosë as Kosovën e as Shqipërinë. Ajo që u shkruajt haptazi nga SHBA dhe NATO, nuk mund të fshihet, çfarëdo akuze dhe çfarëdo prapamendimi të kenë ato akuza.
VizatShqiptarët nuk u turrën ashtu si pandehu ndokush kufijve. Nuk u dyndën siç shpresonin disa e siç trembeshin disa të tjerë. Madje shifrat e raportuara nuk të linin të mendoje se ishte diçka e ndryshme nga një ditë e zakonshme. Por sërish probleme. Liberalizimi kishte ardhur në Shqipëri, por nuk ndoshta nuk ishte “mësuar” në Greqi. Ndoshta doganierët grekë e kanë të pamundur të mësohen me faktin se nuk do t’I mundojnë më shqiptarët. E përpos gjithë detyrimeve që solli liberalizimi I vizave, kanë nxjerrë edhe disa detyrime “personale”. Shteti shqiptar duhet të marrë nën mbrojtje qytetarët e vet. Të gjithë të kthyerit duhet të kenë një vend ku të ankohen, e nga ku më pas të veprohet. Nëse të kthyerit nuk kanë plotësuar qoftë edhe një nga “urdhërat” për të lëvizur pa vizë, të mos ankohen. Por nëse shumica e tyre, siç edhe u lajmërua, kanë gjetur në vendin fqinj kërkesa të çuditshme, atëherë Greqia duhet sqaruar. Dhe jo me letra.