E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa jane te sigurte femijet tane perballe kompjuterit

Ne vitet e fundit kemi pare nje rritje shume te madhe te perdorimit te internetit komunikimin online dhe shperndarjen e informacionit ne vendin tone. Shpejtesia me cilen eshte rritur perdorimi i internetit eshte mahnitese. Kemi nje rritje shume te madhe te perdorimit te tij ne pune shkolle dhe padyshim ne jeten e perditshme.


Perdorimi i Internetit ka sjelle nje sere perfitimesh per shoqerine duke reduktuar distancat gjeografike dhe duke lehtesuar ne maksimum shperndarjen e informacionit. Shume psikologe mendojne se interneti ka sjelle nje sens tjeter te jetes komunitare. Interneti ka sjelle nje sere perfitimesh per femijet dhe te rinjte duke lehtesuar kontaktet e tyre sociale duke permiresuar shkrimin dhe gjuhen. Por pertej perfitimeve te medha qe vijne nga perdorimi i internetit zhvillimi i shpejte i teknologjise rritja e sherbimeve ne internet dhe aplikacioneve te tjera per fat te keq duhet te pranojme se kjo rritje ne perdorim nuk eshte shoqeruar me masat e nevojshme per tu mbrojtur nga rreziqet qe sjell kjo teknologji vecanerisht per femijet.


Jo ne pak raste zhvillimet teknologjike ne fushen e internetit jane perdorur per te demtuar vete perdoruesit e internetit. shte fakt sot qe zhvillimi dhe shperndarja e internetit ecen shume me shpejt se masat mbrojtese nga keqperdorimi i tij. Do te doja te rendisja pasojat dhe rreziqet qe perdorimi i internetit sjell dhe per femijet ne vecanti Se pari ekziston nje risk shume i madh per ngacmime seksuale ne internet. Ky eshte nje problem vertet shume serioz. Keshtu sipas nje sondazhi qe u krye ne SHBA rreth 19 te femijeve nga mosha 10 deri 17 vjec qe ishin perdorues te rregull te internetit ishin ngacmuar seksualisht te pakten nje here ne vit. Nje ne shtate femije deklaruan se ngacmuesi ishte perpjekur gjithashtu ti kontaktonte me telefon ose me poste. Rreziku qe femijet te bien ne duart e ketyre ngacmueseve ne internet eshte i larte per dy arsye Interneti eshte lehtesisht i aksesushem nga femijet.


Ne internet ngacmuesin eshte shume e veshtire per ta identifikuar. Interneti i jep mundesi ngacmuesit te rrije anonim ose te prezantohet me identitet tjeter. Nje problem me ngacmimet seksuale ne internet eshte edhe mosraportimi i tyre. Nga studimet e kryera duket qarte se shumica e femijeve nuk i raportojne keto ngacmime as tek prinderit as ne polici. shte rreziku qe femijet te ballafaqohen me pamje pornografike. Edhe pse eshte shume e veshtire te japesh nje numer te sakte te femijeve qe ballafaqohen me keto pamje ajo qe mund te themi eshte se aktualisht ekzistojne rreth 14 milione websit-e me permbajtje pornografike ku 1 milion prej tyre permbajne imazhe te femijeve.


Numri i madh i websit-eve vjen per shkak sepse interneti shihet si nje menyre unike e sigurt e lehte per te pasur akses nga kushdo per shitjen grumbullimin e pornografise me femije. Pamje te tilla kane nje ndikim shume te keq ne formimin e femijeve sepse ato pervec shitjes te ketyre materialeve synojne gjithashtu qe normalizojne aktivitetin e ketyre femijeve. Shpesh femijet qe marrin pjese ne keto filmime jane duke qeshur ose duke bere shprehi fytyre qe tregojne pelqim. Gje qe ne shumicen e rasteve nuk eshte aspak e vertete. shte rreziku qe femijet te ballafaqohen me pamje dhune.


Mundesia mbetet e madhe qe femijet te bien ne kontakt me pamje te dhunes duke perfshire imazhe thirrje per akte dhune per akte racial video ose imazhe te vetevrasjeve apo udhezime si te kryejne vetevrasje. Po sipas nje studimi qe eshte kryer ne SHBA rreth 39 e femijeve raportojne te kene vizituar nje web ku ka pasur permbajtje te dhunes muzikore kjo eshte nje lloj muzike rrep ku nxitet urrejtja ndaj kengetareve te tjere. Ndersa 20 tregojne se kane pare skena dhune.
Ekziston rreziku qe femijet te kercenohen ne internet.


Kercenimi ne internet eshte nje forme e abuzimit emocional. Sipas nje statistike ne SHBA rreth 6 e femijeve kane pasur kercenime te drejtperdrejta ne internet. Edhe pse keto lloj kercenimesh me se shumti mbeten vetem te tilla pra nuk pasohen me veprime konkrete per realizimin e tyre ato shkaktojne frike mungese besimi etj. tek femijet. Kjo eshte shume e demshme per zhvillimin dhe mirerritjen e tyre. Nje tjeter problem eshte bombardimi me reklama te femijeve ne website te caktuara. Ne vendin tone ky aktualisht nuk eshte nje problem shume shqetesues po ka nje rritje te tij. Kompani te medha reklamojne produktet e tyre ne faqe interneti duke i kthyer femijet ne konsumator te vertete. Keta te fundit i bejne presion prinderve per blerjen e ketyre produkteve qe ne shumicen e rasteve nuk i nevojitet vertet.
Perdorimi i internetit per nje kohe te gjate.


Qartesisht femijet perfitojne nga internet duke mbajtur kontaktet me shoket familjen por gjithsesi eshte shqetesuese koha e gjate qe femijet harxhojne ne internet. Koha e gjate ne internet mund te shkaktoje depresion dhe vetmi. Prandaj internet quhet edhe teknologjia e vetmise. Shume femije qe per arsye te ndryshme nuk e gjejne dot veten ne boten reale kerkojne nje arrati ne nje bote tjeter ate virtuale. Per te mos harruar se koha e gjate ne internet nuk i jep mundesine femijeve per tu marre me aktivitete te tjera fizike si futbolli basketbolli etj. te cilat jane shume te shendetshme per ta. Perdorimi i internetit per nje kohe te gjate mund te demtoje shume edhe syte e femijeve. Qendrimi per ore te tera perpara ekranit perpara rrezatimit te ekranit demton shume syte.


Perdorimi i internetit ne shume raste shkakton dembelizem.
Ministria e Arsimit ne vendin tone me qellim nxitjen e punes se pavarur te nxenesve ka parashikuar pothuajse ne cdo lende dhe cdo fund kreu ato qe quhen pune me projekte. Keto synojne kerkimin nga ana e nxenesve te informacioneve te detajuar per nje ceshtje te caktuara. Edhe pse kjo duket shume pozitive sepse duket sikur rrit njohurite e nxenesve ne shume raste kjo nuk ndodh per shkak te papergjegjshmerise dhe mungeses se perkushtimit se mesuesve. Ajo qe ndodh eshte qe shume femije marrin copy-paste nje informacion ne internet ne shumicen e rasteve te gjithe te njejtin informacion dhe mesuesit as e kontrollojne cilesine e ketij informacioni as kerkojne qe femijet ta mesojne kete informacion te marre. Ndersa me pare edhe thjesht per nje ese ne letersi ne na duhesh te lexonim ta pakten dy-tre libra.


Perdorimi i internetit dhe luajta e lojerave ne internet mund te shkaktoje probleme per perceptuar realitetin. Shpesh femijet luajne lojera online ose ne rrjet Lan ne qendra interneti ku ata kane role te caktuara. Kjo shkakton shpesh problem midis realitetit dhe fantazise. Kjo duket qarte kur ata shpesh ne jeten e perditshme permendin emra personazhesh ne lojera te ndryshme. Ky interaksion virtual me perdorimin e identiteteve te ndryshme mund te shkaktoje edhe probleme me personalitetin.
Perdorimi i internetit varferon gjuhen e komunikimit.


Shpesh adoleshentet e perdorin internetin per tu futur ne rrjetet sociale si Facebook Twitter Myspace etj. dhe per te chatur me miqte e tyre. Kur chatojne ata flasin me shkurtime pastaj fillojne qe edhe ne jeten e perditshme te flasin me shkurtime.


PARANDALIMI I KTYRE PASOJAVE NEGATIVE
Me lart u mundova qe te shpjegoj pasojat kryesore negative te internetit tek femijet. Por gjithsesi keto jane efekte negative qe mund te shmangen. Ne vitet e fundit ka pasur nje interes ne rritje ne shume vende per te diskutuar dhe gjetur menyra sesi te mbrojne femijet nga abuzimi qe mund te vije nepermjet internetit. Nje iniciative eshte marre edhe nga UNESCO qe u parashikua me vone edhe ne Konventen Per te Drejtat e Femijeve. Konventa ne nenin 17 te saj u ngarkon detyrimin shteteve per te marre te gjitha masat per mbrojtjen e femijeve nga informacionet dhe materialet elektronike qe mund te demtojne mirerritjen e tyre. Gjithsesi per te parandaluar rreziqet e mesiperme duket nje zhvillim pergjegjesish dhe bashkepunim shume te ngushte midis organeve qeveritare dhe prinderve nga ana tjeter. Ne kete drejtim mbetet shume per te bere ne vendin tone dhe mundesite jane qe me shume te behet ne kete drejtim. Per thjeshtesi do ti ndajme ne dy lloje masat qe mund te merren masat qeveritare dhe masat qe mund te marrin vete prinderit.



Masat qeveritare
Qeveria eshte pergjegjese per mireqenien e qytetareve te saj edhe ne vecanti te femijeve. Kjo eshte shprehur shume qarte ne Kushtetuten tone. Qeveria i ka te gjitha mundesite financiare burimet njerezore por edhe vendimmarrjen per te marre masa te tilla. Duke u mbeshtetur shume fort edhe praktiken e vendeve te tjera mendoj se duhen marre keto masa Duhet qe sa me shpejt duke u mbeshtetur ne praktiken e vendeve te tjera te miratohet nje ligji i posacem per mbrojtjen e femijeve ne internet. Nje model i mire mund te jete ligji i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky eshte nje ligj qe u miratua ne vitin 2000. Ligji kerkon vendosjen e nje filteri per aksesin e femijeve ne internet sidomos ne shkolle ose ne librari. Ligji ben rregullime te detajuara si do te behet ky filtrim dhe cfare nuk duhet e lejohet. Duhet qe te ngrihet nje institucion i posacem watch-dog qe te identifikoje dhe te monitoroje website qe vizitohen me se shumti nga femijet shqiptare.


Ky institucion qe do te monitoroje keto website dhe ne qofte se ve re ndonje shkelje ligjore si dhunimi i privatesise ngacmime seksuale etj. te njoftoje menjehere organet e rendit. Duhet te miratoje sa me shpejt nje strategji per mbrojtjen ne internet te femijeve. Kjo strategji duhet te perpilohet nga specialiste te fushes duke marre parasysh sjelljet dhe rrethanat qe jetojne si femijet familjet e tyre po ashtu edhe te ngacmuesve. Qeveria duhet te ndermarre sa me shpejt nje fushate ndergjegjesuese. Qeveria duhet te marre nje fushate per te sensibilizuar si femijet por edhe prinderit per rreziqet ne internet dhe sesi te kemi nje perdorim te sigurt ne internet.



Masat qe mund te marrin prinderit
Nje pjese e pergjegjesise i takon edhe prinderve. Ata mund te bejne shume qe femijet e tyre te mos bien pre e rreziqeve te mesiperme. Prinderit mund te marrin keto masa Mos e vendosni kompjuterin ne dhomen e femijes por ne nje vend me te hapur ne sallon do te ishte me mire. Salloni eshte nje vend i hapur ku rrine edhe pjesetaret e tjere te familjes dhe keshtu femijet do te kene frike te vizitojne website te caktuara. Problemi ketu eshte fakti qe femijet nuk futen ne internet vetem ne shtepine tyre. Keshtu sipas nje studimi ne SHBA rreth 45 e adoleshenteve futeshin ne internet ne shume vende si ne shkolle ne librari ne shtepine e shokeve apo ne qendra interneti. Here pas here hidhni syte tek ekrani i kompjuterit per te pare se cfare faqe po viziton femija juaj. Por mos e teproni.


Femija juaj ka nevoje per lirine e tij dhe nga ky veprim i juaji mund te ndihet i kercenuar. Mundohuni qe kur shikoni ekranin e femijes suaj ky veprim te mos perceptohet si nje kontroll por si nje kuriozitet nga ana juaj. Pyet se cfare po viziton femija juaj pyet sikur nuk dini si te beni dicka ne kompjuter etj. Flisni per rreziqet e navigimit ne internet. Ndertoni nje komunikim te hapur me femijen tuaj dhe i kerkoni qe ne qofte se dikush perpiqet ta ngacmoje ne internet tju njoftoje. I kerkoni qe te mos pranojne njerez te panjohur si miq ne rrjetet sociale e ndryshme. Mos lejoni qe femija te rrije ne internet per nje kohe te gjate ose ne oret e vona te mbremjes. Vendosni nje orar te pershtatshem kur edhe ju jeni ne shtepi. Instaloni ne kompjuterin tuaj nje softwar qe ndalon hyrjen e femijeve ne faqe me permbajtje te caktuara dhe qe monitoron gjithcka qe behet me kompjuterit tuaj. Per fat te mire software te tilla ka me shumice ne internet dhe jane shume profesionale. Ju mund te blini nje ne internet. Keta software jane te quajtur Child Control ose Keylogger. Jane plotesisht te fshehte keshtu femija juaj nuk do ta marre vesh qe po e monitoroni. Ne qofte se nuk mund ta beni vete kete mundet qe gjithmone te kerkoni ndihme nga nje specialist i informatikes.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›