Mbyllet hetimi per trajnerin e kokaines

Prokuroria depozitoi dosjen per gjykim ndaj Arjan Korces i dyshuar se solli kokainen nga Argjantina
Ish- volejbollisti i kombetares u arrestua ne nentor pasi ne stomak iu gjeten 41 kapsula me kokaine
TIRAN- Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet pas 35 ditesh mbylli hetimin dhe dorezoi ne gjykate dosjen per ish-volejbollisti e kombetares 44 vjecarit Arian Korca i akuzuar per trafik nderkombetar te droges. Ai u arrestua ne nentor dhe para arrestimit ishte trajner i nje ekipi te te para te rinjve ne Rumani. Sipas kerkeses per gjykim te prokurores Elizabeta Imeraj mesohet se mbi te pandehurin Korca rendon akuza e trafikut nderkombetar te droges. Kjo veper penale eshte konsumuar nga i pandehuri Korca me 12 nentor 2010 kur u arrestua ne flagrance ne urgjences se Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane QSUT-se pak minuta pasi mjeket i nxoren rektumi hapesire mes mes stomakut dhe zorres se trashe 39 kapsula ne forme cilindrike te paketuara. Te nesermen e arrestimit atij iu nxoren nga stomakut edhe dy kapsula tjera duke cuar ne 41 numrin e kapsulave me kokaine te bllokuara qe ne total peshonin 310 grame. Pritet qe prokurorja Imeraj gjate procesit te kerkoje si deshmitare tre mjeket e QSUT-se me inicialet H.K. A.H. dhe E.M. si dhe tri infermieret qe asistuan per nxjerren kokaines nga stomaku i te pandehurit.
Sipas kerkeses per gjykim mesditen e 12 nentorit 2010 ne ambientet e urgjences se QSUT-se u paraqit Arjan Korca ish- volejbollisti i njohur i kombetares aktualisht trajner ne Rumani. Ai kerkonte ndihme pasi ankohej per dhimbje medha barku. I pandehuri 44 vjecar u paraqit ne QSUT pasi kishte tentuar ne nje klinike private te nxjerre kokainen e fshehur ne stomak por sia kishte dale. Pas ekzaminimit mjekesor u konstatua se ne trupin e trajnerit Korca kishte disa objekte te huaja nga e cila kishte dhe shqetesimet shendetesore. Me nderhyrjen mjekesore u nxoren jashte organizmit e objekteve te huaj te cilat ishin te shumte ne numer ndersa ishin te mbeshtjella ne forme cilindrike dhe te paketuara.
Me date 12 nentor 2010 pandehurit Korca iu nxoren nga organizmi 39 sende te vogla ne forme cilindrike te paketuara. Te nesermen me 13 nentor 2010 te pandehurit iu nxoren nga organizmi edhe dy trupa te tjere ne te njejten forme te paketuara dhe te mbeshtjella mire- thuhet ne dosjen qe tashme ndodhet ne duart e gjyqtareve te Gjykates per Krime te Renda. Nga hetimet i mesua se i pandehuri Arjan Korca paraqiste shqetesime shendetesore qe nga momenti i hyrjes se ne Shqiperi me 22 tetor 2010 nga aeroporti i Rinasit.
I pandehuri Korca me 310 gram kokaine ne stomak me 22 tetor 2010 hyri ne Shqiperi pas nje udhetimi qe kishte pasur ne Argjentine me nje ndalese ne France dhe me pas ne Budapest per te mberritur me pas ne Shqiperi. Sapo mberriti ne Tirane priti disa kohe duke shpresuar qe kapsulat te dilnin ne menyre fizike nga organizmi i tij. Ne lidhje me kete fakt i pandehuri eshte paraqitur ne spital ku eshte ankuar per dhimbje barku dhe probleme me jashteqitjen. Pasi e ka pare qe nuk po arrinte te nxirrte jashte organizmit te tij lenden narkotike qe ndodhej ne te ky person ne kushte te keqija shendetesore u paraqit ne ambientet e QSUT-se Tirane ku kerkoi ndihme mjekesore. Pas nderhyrjes se mjekeve lenda u narkotike u nxor nga organizmi i te pandehurit -thuhet ne dosjes.