E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët në Selanik dalin në protesta për leje qëndrimi

Selanik - Tashmë për emigrantët në Greqi nuk bëhet më fjalë për vonesa në rinovimin e lejeve të punës apo të qendrimit, pasi ato jepen të skaduara dhe mbi dy vjet vonesë. Problemi tjetër shqetësues është se në veri të Greqisë, në Selanik, janë ngritur në këmbë emigrantët që kërkojnë leje për të punuar. Kjo gjë po ndodh në një kohë kur krimi në këtë vend ka marrë përpjestime të mëdha dhe një problem mbarkombëtar.

Prefektura e Selanikut nuk jep lejet e punës për refugjatët. Për këtë, përfaqësuesit e emigrantëve dhe Anëtarët e Këshillit të Nismës kundër Racizmit kanë akuzuar prefektin e Selanikut, Panajotis Psomiadhis, i cili nga ana e tij këtë problem ja faturon institucionit OAED.

Përfaqësuesi i Nismës Antiracizëm, Nikos Nikisianis, është shprehur se ndryshe nga krahinat e tjera, të cilat nuk zbatojnë dispozitat, prefektura e Selanikut ka lëshuar me pikatore leje pune për refugjatët që kërkojnë azil, por theksohet se ka raste kur jepen lejet ato nuk regjistrohen në prefekturë dhe në OAED.

Nga ana e tij, prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis, është shprehur se: “Ne do të marrim masa për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate, duke thënë se problemi nuk është i prefekturës por i institucionit përkatës OAED, i cili bën edhe verifikimin në tregun e punës”.

Por tjetër mendim kanë zyrtarët e tjerë të prefekturës, që deklarojnë se: “Në qoftë se jepet një vend i lirë pune nga instiotucioni OAED, ne nuk mund të japim leje pune”. Lidhur me këtë problem i janë derguar ministrisë përkatëse edhe tre peticione.

Politika ka bërë që një dëm të madh në kurriz të biznesit të mesëm, pasi emigrantët e ardhur nga vendet aziate dhe afrikane merren vetëm me tregti të paligjshme. Kjo vjen pasi greqia nuk ka mundësi financiare për t’u dhënë këtyre emigrantëve ndihmë sociale, ashtu siç japin vendet e tjera. Evropa i jep këtij vendi vetëm 0.5 euro në ditë për emigrantët.

Për vitin 2007 u dhanë për emigrantët 1.99 milionë euro, ndërsa për vitin 2008 janë shpenzuar 2.69 milionë. Për vitin 2009 janë planifikuar 3.46 milionë të tjera. Por, nga komuniteti shqiptar në Greqi, i cili përbën 65 për qind të gjithë emigracionit, deri më sot nuk ka parë me sy as edhe një euro të shpenzohet për ta.

Lidhur me këtë ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli, ua kërkon shtypit shqiptar që ta kërkojnë këtë. Një pikëpyetje e madhe mbetet se ku kanë shkuar paratë e dhëna Bashkimi Evropian për integrimin e emigrantëve. Ndoshta mund të kenë shkuar për ndërtimin e burgjeve...

Shpëtim Zinxhiria, për “Start” - Athinë”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›