Tërmeti, Berluskoni viziton sërish zonën e prekur
Aquila - Numri i viktimave nga tërmeti në Aquila ka shkuar në 250 mëngjesin e sotëm, bëjnë të ditur burime të Mbrojtjes Civile. 11 prej viktimave të gjetura nën rrënoja nuk janë identifikuar ende.
Ndërkohë, një tjetër tërmet ka tronditur Aquilan dhe rrethinat e tjera të Abruzos në orët e parë të mëngjesit të sotëm. Këto lëkundje kanë shkaktuar akoma më shumë panik tek banorët, duke vështirësuar njëkohësisht edhe punën e ekipeve të shpëtimit. Me gjithë lëkundjet e vazhdueshme, grupet e shpëtimit vazhdojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat.
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të vizitojë sërish sot zonën e prekur nga tërmeti i para dy ditëve, i cili ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 250 personave. Berluskoni do të jetë në qendrën historike së bashku me një grup të ngushtë teknikësh dhe ekspertësh, për të verifikuar gjendjen e trashëgimisë historike dhe arkitekturore të Akuilas, dhe për të planifikuar ndërhyrjet që duhet të bëhen.