E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi, policia arreston 193 protestues

Kishinev - Forcat policore moldave kanë arrestuar 193 protestues në kryeqytetin Kishinev. Tetë prej protestuesve të arrestuar mësohet se janë adoleshentë.

"Ata akuzohen për prishje të qetësisë publike, huliganizëm, grabitje dhe sulme kriminale", deklaron zëdhënësja e ministrisë së Brendshme moldave, për agjencinë ruse “RIA”.

Protestuesit janë kundër Partisë Komuniste, e cila arriti të fitonte zgjedhjet parlamentare këtë të diel. Ata arritën të hynin dje në parlament dhe kthyen përmbys gjithçka gjetën aty. Presidenti i Moldavisë, Vladimir Voronin, i cilësoi këto akte si grusht shteti. Me gjithë trazirat e djeshme, policia moldave deklaron se gjendja është vënë nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›