Rumania akuzohet si nxitëse e protestave në Moldavi
Kishinev - Presidenti moldav, Vladimir Voronin, akuzon Rumaninë si nxitëse të protestave që kanë përfshirë këtë vend. Ai ka marrë edhe vendimin të dëbojë nga Moldavia ambasadorin rumun, me pretekstin se ky vend ka ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit të tij.
Agjencia ruse “RIA” thotë, duke cituar presidentin Voronin, se ambasadori rumun është shpallur i padëshirueshëm në Moldavi.
Ministria e jashtme ruse hedh akuzën se protestat në ish-Republikën sovjetike janë pjesë e një skenari të organizuar nga Rumania për të vënë në rrezik sovranitetin e Moldavisë.
"Duke marrë parasysh sloganet e protestuesve në sheshe dhe praninë e flamurit rumun nëpër duart e organizatorëve të këtyre protestave, duket qartë se synimi i tyre është diskreditimi i arritjeve në forcimin e sovranitetit të Moldavisë", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.