Putin/ Viziton Abkazinë, premton fonde
Kryeministri rus, Vladimir Putin është angazhuar për më shumë se gjysmë miliardi dollarë për forcimin e kapaciteve mbrojtjëse në rajonin e Abkhazisë, përpara vizitës së tij të planifikuar në provincën separatiste të mbështetur nga Moska. Rusia njohu Abkhazinë dhe rajonin tjetër rebel gjerogjian, Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura vitin e kaluar pasi trupat ruse shtypën një përpjekje të Gjeorgjisë për të rimarrë nën kontroll Osetinë e Jugut, gjatë një konfliktit të armatosur pesëditor në gusht të vitit të kaluar.
Tensionet janë shtuar përgjatë kufijve real mes dy rajoneve dhe vetë Gjejorgjisë, duke rritur shqetësimet për një konflikt tjetër të mundshëm. "Me lidershipin aktual gjeorgjian, nuk mund të përjashtosh asnjë alternative", deklaroi Putin gjatë një interviste për gazetarët abkhazë, kur u pyet nëse ka mundësi për ripërsëritje të konfliktit ushtarak të vitit të kaluar. "Do të bëjmë përpjekjet e përbashkëta të nevojshme me strukturat abkhaze për ndërtimin e një mbrojtjeje moderne në kufi", tha kryeministri rus Putin gjatë një interviste, e cila u bë publike nga zyra e shtypit pranë shefit të qeverisë në resortin e Detit të Zi në Soshi, ku ndodhet me pushime.