Emigrantët “pushtojnë” Lampeduzën në Itali
Lampeduza - Ishulli i Lampeduzës në Itali është pushtuar sërish nga më shumë se 500 emigrantë të cilët mbërritën mrëmjen e kaluar. Mediat italiane bëjnë të ditur se flota italiane ka arritur të shpëtojë një anije me 324 persona në bord 110 kilometra në jug të ishullit. Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, mes këtyre klandestinëve, 136 prej tyre u ndaluan nga patrullat e Rojës Bregdetare, të cilët po vazhdojnë kërkimet për dhjetëra të tjerë, të cilët arritën të zbarkonin dhe të largoheshin nga plazhet para se të mbërrinin patrullat e policisë.