SHBA pranon armëpushimin e propozuar nga BE
Bruksel - Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka deklaruar se pas negociatave që ka zhvilluar me Uashingtonin zyrtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakord me BE-në për një armëpushim "sa më shpejt që të jetë e mundur" në Gaza. Ka qenë vetë kryeministri çek,Mirek Topolanek që ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Ky i fundit e ka siguruar Topolanek’un se do të mbështesë nismën evropiane për armëpushim.