E Diel, 1 Nëntor 2026

Chaves kërcënon me dëbim një diplomatë amerikan

Karakasi -Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka kërcënuar se mund të dëbonte një diplomat amerikan për të cilin ai tha se mund të ketë këshilluar një lider të opozitë se si të fitojë postin nëse Chavez mund të rikandidojë në zgjedhje. Chaves, i cili dëboi ambasadorin amerikan vitin e kaluar, tha se zyrtari i paidentifikuar do të dëbohej nëse kishte prova se ai kishte marrë pjesë në një takim të zhvilluar në Puerto Riko.

"Nëse kjo provohet, unë do ta dëboj atë nga vendi për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Venezuelës"-deklaroi Chavez në një televizion. Chaves ka bërë thirrje për një referendum për të ndryshuar kushtetutën dhe për t'i lejuar atij të rikandojë për postin e presidentit në vitin 2012. Sipas ligjit aktual, liderit socialist i duhet të japë dorëheqjen në vitin 2013. Referendumi pritet të zhvillohet në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›