E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët të shqetësuar nga Delli

Grupimi i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) përmes një deklarate per shtyp ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadorit Christopher Dell në letrën e hapur dërguar KPM-së.
 

AGPK konsideron se, publikimi në media i mesazheve telefonike, të shkëmbyera gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, përderisa po votohej për presidentin, është në shërbim të opinionit, për të informuar çfarë ndodhi në institucionin më lartë përfaqësues në vend.
 

“AGPK shpreh bindjen se, opinioni ka të drejtë të informohet mbi të gjitha proceset në Kosovë, veçanërisht ato politike dhe, sidomos, rreth mënyrës së zgjedhjes së institucioneve, një gjë kjo me rëndësi jetike për qytetarët dhe vendin”, thuhet në reagimin e AGPK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›