Obama diskuton me Sarkozin dhe Kamerun

Presidenti amerikan Barak Obama do të bisedojë me homologun e tij francez, Sarkozi dhe kryeministrin britanik, Kamerun rreth gjendjes në Libi.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se të gjitha opsionet, përfshi dhe sanksionet do të diskutohen gjatë bisedës telefonike të tre udhëheqësve.
Nderkaq, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit tha se rreth 30 mijë migrantë, kryesisht nga Tunizia dhe Egjipti, janë larguar nga Libia për shkak të dhunës.
UNHCR-ja i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që t`i mbajnë kufijtë hapur për njerëzit që i largohen dhunës.