30 të vdekur në Poloni
Moti i ftohtë në Poloni ka shkaktuar vdekjen e 30 personave gjatë shkurtit duke e çuar në më shumë se 200 numrin e viktimave që nga fillimi i dimrit.
Bregdeti i Balltikut që lag Polonin është ngrirë tërësisht pasi temperaturat kanë arritur në minus 20 gradë Celsius brenda natës.
Në Varshavë bashkia e qytetit ka bërë të mundur ndezjen e zjarrit që njerëzit të ngrohen ndërsa janë duke pritur atuobusin në stacion.
Rrjetet e transportit janë prekur gjithashtu nga ngrirja. Ne Torun, 200 kilometra në veri të Varshavës, per shkak te ngricës trenat janë vonuar me orë të tëra.