Emigrantët shqiptarë një partner strategjik i ekonomisë greke

Pamje nga greqia, foto arkiv
Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë një potencial të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi, pasi 71% të emigrantëve që ndodhen në Greqi janë shqiptarë. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë të brendshme greke, në Greqi ndodhen 518673 emigrantë të ligjshëm nga të cilët 368269 emigrantë janë shqiptarë. Sipas Ambasadës Shqiptare në Greqi, ndodhen mbi 600000 shqiptarë në shtetin helen.
Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një partner strategjik të ekonomisë greke.
Sipas të dhënave të fundit , emigrantët ndikojnë 2,6% në PBB të Greqisë. Po të marrim shifrën se nga këto 71% janë shqiptarë del që 1,84% e PPB të Greqisë prodhohet nga emigrantët shqiptarë.
Të ardhurat e emigrantëve shqiptarë të depozituara në bankat greke arrijnë ne 2 miliard euro.
Shqiptarët janë një fuqi shumë e madhe në sektorin e bujqësisë greke. Sipas të dhënave të OGA (Instituti i Siguracioneve i Bujqësisë) nga 44689 të siguruar që ka ky institut 35318 janë shqiptarë.
Sipas Institutit të Siguracioneve Sociale (IKA), emigrantët shqiptarë përbëjnë 90% të të siguruarve nga emigrantët që ndodhen në Greqi. të ardhurat e IKA nga emigrantët shqiptarë arrijnë në 887 milion euro. Sipas këtij instituti emigrantët shqiptarë janë të siguruarit që paguajnë më rregullisht siguracionet.
Edhe në tregun e lirë shqiptarët janë një forcë shumë e madhe ekonomike, Deri në vitin 2009 llogaritet që u hapën rreth 20000 biznese shqiptare në Greqi. Në vitin 2005 ky numër ishte 4500 dhe brenda disa viteve njohu një rritje jashtëzakonisht të madhe. Në këto biznese janë punësuar jo vetëm shqiptarë por dhe grek.
Tregu i blerje të shtëpive është ai që ka përfituar më shumë nga emigrantët shqiptarë. Llogaritet që mbi 100000 shtëpi janë blerë në Greqi nga emigrantë shqiptarë. Kjo i bën shqiptarët në Greqi klientët më të mirë të tregut të shtëpive në Greqi.
/albanians.gr/
Përgatiti: E.L