Makina përplas shitësin ambulant

Policia, foto arkiv
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një shitës ambulant ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet, që doli papritur nga rruga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si Shkolla e Bashkuar në kryeqytet.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me dy pemë në trotuar, duke goditur për vdekje edhe shitësin që po qëndronte anës rrugës, në përpjekje për të shitur ndonjë paketë cigare.
Me të marrë njoftimin policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as autori i ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. /E.L/