E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla akuza qeverisë

Tiranë (start)-Partia Socialiste ka akuzuar sërish këtë të diel qeverinë Berisha si të përfshirë në afera korruptive. Deputeti socialist Taulant Balla, tha sot se përmes dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lulzim Basha, në një aks të vetëm rrugor, Sali Berisha ka përfituar 230 milionë euro.

“Nga tenderat e blerjes së energjisë elektrike, nga të cilat një pjesë e mirë janë kryer me sekserin serb Fazlliç, Sali Berisha ka përfituar 50 milionë euro, shifër kjo e konfirmuar nga vetë sekseri në fjalë”-theksoi Balla.

Basha akuzoi Berishën, si shkaktarin kryesor të bllokimit të hetimeve dhe dënimin e të korruptuarve. “Sali Berisha po mundohet të mbrojë me çdo kusht Lulzim Bashën, sepse bashkë me të kanë vjedhur 230 milionë euro. Sali Berisha po mundohet të mbrojë me çdo kusht sekserin serb, sepse bashkë me të dhe përmes tij ka vjedhur 50 milionë euro”-vijoi më tej ai.
Deputeti opozitar, theksoi se Berisha është i gatshëm dhe po i hap luftë çdo institucioni të pavarur dhe demokratik në këtë vend, qoftë prokurorisë, gjykatës apo presidentit, për të mbrojtur aferat e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›