E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet sklleverit qe vijne per nje cope buke

Rusi Për ta është mënyra e vetme për mbajtjen e frymës gjallë

Kush mund ta mendonte. Rusia është një vend i shpresës. Së paku për të 12 milionë punëtorët emigrantë që vijnë çdo vit nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore. Ekonomikisht këto vende ndodhen në krizë. Për shembull Taxhikistani: Një e treta e ndërmarrjeve të mëdha janë të vjetruara dhe janë mbyllur. Më shumë se 700.000 taxhikë çdo vit marrin udhën drejt Rusisë për të punuar. Në vitin 2009 ata i transferuan familjeve të tyre gati 2 miliardë dollarë. Kjo shumë përbën 40% të Produktit të Brendshëm Bruto të këtij vendi. Emigrantët e varfër bëjnë punë të rënda krahu në Rusi. Shumica shfrytëzohen sistematikisht përmes punës ilegale. Miliona vetë vijnë çdo vit në Rusi: Kopshtarë, zanatçinj, punëtorë ndërtimi, pastrues. Emigrantët bëjnë çdo lloj pune - e rëndësishme është të fitojnë para. Nomadët e varfëruar vijnë me gjithë rrezikun e mashtrimit, të rrezikimit të shëndetit, madje edhe të jetës. Shumica e të huajve punojnë në mënyrë ilegale. Shteti rus jep leje pune për rreth 1 milion emigrantë. Për shkak të krizës ekonomike qeveria do të frenojë fluksin e punëtorëve emigrantë në Rusi. Megjithatë vit për vit vijnë rreth 12 milionë emigrantë në këtë vend. Si ish-qytetarë të republikave sovjetike për tre muaj ata nuk kanë nevojë për vizë. Ndërsa ata që qëndrojnë ilegalisht shfrytëzohen nga punëdhënësit. Më pas ata shiten te sekseri nr 2. Çdo vit dëbohen nga Rusia rreth një gjysmë milioni emigrantë, me pasojë ndalimin e hyrjes në Rusi për pesë vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›